E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger: Adebajor nuk do të shkojë askund

Londër - Arsen Venger premton se asnjë nga futbollistët e formacionit të parë nuk do të largohen nga Arsenali në përfundim të këtij sezoni. Në përgjithësimin e teknikut francez përfshihet edhe Emanuel Adebajor, për të cilin interesohen shumë klube në Evropë, mes të cilëve edhe Milani.

“Të gjithë futbollistët do të qëndrojnë edhe për sezonin e ardhshëm. Këtu përfshihet edhe Adebajor, i cili nuk do të shkojë askund”, deklaron Arsen Venger.

Arsenali këtë sezon pozicionohet i katërti, vend i cili e çon në eliminatoret e Ligës së Kampioneve. Ndërsa Liga e Kampioneve mund të cilësohet e suksesshme për skuadrën londineze, e cila arriti deri në gjysmëfinale ku u eliminua nga Mançester Junaited.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›