E Diel, 1 Nëntor 2026

Lipi: Interi e meritoi titullin kampion në Serinë A

Milano - Interi ka marrë një urim të veçantë nga trajneri i Italisë, Marçelo Lipi, për titullin e 17-të në kampionatin italian. Tekniku i kombëtares vlerëson punën e trajnerit Hoze Murinjo, duke e konfirmuar Interin si skuadrën më të mirë në Itali.

“Skuadra e Interit e meritoi titullin kampion në Serinë A për këtë sezon. Trajneri Hoze Murinjo ka bërë një punë të madhe djemtë e tij, duke treguar se Interi është skuadra dominuese në Itali”, deklaron trajneri i kombëtares, Marçelo Lipi.

Interi arriti të sigurojë titullin e 17-të, duke barazuar skuadrën e Milanit. Ky është titulli i katërt radhazi i skuadrës së Interit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›