Venger: Ferri më i ëmbël se kjo verë
Trajneri i Arsenalit bën një krahasim therës për të përhkruar vuajtjet e tij në këtë merkato
Menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger, ka theksuar se kjo verë ka qenë “ferr” për të, pas përjetimit të njërës prej periudhave më të vështira në historinë e fundme të ekipit. Gjiganti londinez përfundoi një tjetër sezon pa titull të fituar dhe shumëkush priste përforcime të mëdha në afatin kalimtar të verës. Por, marrëveshjet kryesore ishin në shitje pasi Gael Klishi, Çesk Fabregas, Samir Nasri e Emanuel Ebue u larguan nga klubi. Venger arriti të sjellë futbollistë të rinj si Park Çu-Joung, Mikel Arteta, Jozi Benajun dhe Per Mertesaker në ditën e fundit të afatit kalimtar pas turpërimit 8-2 nga Mançester Junajtid dy javë më parë. “Në punën time ka vetëm vuajtje. Prandaj, nëse një ditë shkoj në ferr, do të jetë më pak e dhimbshme për mua se për ju sepse unë jam mësuar të vuaj. Mund të shkruaj një libër rreth verës së fundit. Ishte më e vështira që kam kaluar prej kur kam ardhur këtu”, tha Venger për mediet angleze. “Libri do të ishte jashtëzakonisht interesant. Jo për shkakun tim, por për ato që ndodhën, ishte e pabesueshme”, shtoi ai. Por, Venger beson se me përforcimet e reja, Arsenali do të shfaqet si konkurrent. “Nuk kemi bërë asgjë të marrë. Kemi sjellë kualitet dhe përvojë për të cilën kishim nevojë. Tani u takon futbollistëve dhe mua të dëshmojmë se kam marr vendimet e drejta”, përfundoi ai.
Premier Liga – Java IV
Rezultatet
Arsenal – Sounsi 1-0
Everton – Aston Vila 2-2
Man Siti – Uigan 3-0
Stoke – Liverpul 1-0
Sandërlend – Çelsi 1-2
Ulves – Totenhem 0-2
Bolton – Man UTD 0-5
Noruiç – ËBA 0-1
Fulham – Blekbërn X-X
Sot
QPR – Njukastëll 21:00