Venger: Tani dua çelsin ose Mançesterin
Arsenali shkatërroi Porton 5-0 në “Emirates Stadium” të martën në mbrëmje, duke siguruar një vend mes tetë më të mirave të Europës, të cilat do vazhdojnë rrugëtimin drejt finales së “Santiago Bernabeut” më 22 maj. Ky sukses e ngroh teknikun francez dhe ai beson se eikpi i tij mund të shkojë larg në këtë veprimtari.
“Statistikat dhe historia e përballjeve të mëparshme me Porton flisnin kundër nesh. Por ne treguam se ato nuk vlejnë fare, nëse në fushën e lojës ke një ekip që beson se mund të fitojë. Luajtëm një futboll të mrekullueshëm dhe e mbizotëruam takimin nga fillimi në fund”, pohoi numri një i stolit të “Topçinjve”.
Më tej ai “shënjestroi” kundërshtarët e radhës: “Kam një parandjenjë që ne do luajmë me një ekip nga Anglia. Këtë vit nuk kemi luajtur mirë kundër Çelsit dhe Mançesterit në kampionat, prandaj ky mund të jetë një rast i mirë për të treguar se mund të përballemi me ta”.