Ronaldo ne dileme ndaj Vilarealit
Kristiano Ronaldo do te udhetoje i vetem drejt Spanjes, ne ndeshjen e sotme te Liges se Kampioneve, ndaj Vilarealit. Mesfushori portugez i Mancester Junajtid, Kristiano Ronaldo, eshte vene ne dyshim, per shkak te nje demtimi qe pesoi ne gju, gjate barazimit pa gola me Aston Vilen, ne fundjave. Gjithsesi, ai eshte stervitur me grupin te henen paradite dhe nuk ka paraqitur probleme te medha, per t'u cilesuar nga stafi mjekesor si mungese e sigurt. Fletcer qe mungoi me Aston Vilen, ishte gjithashtu ne stervitje. Portieri Edvin Van der Sar nuk do te udhetoje drejt Spanjes, pasi sipas stafit drejtues te ekipit ai ka nevoje per te pushuar. Ne vend te tij do te luaje nje nga dy portiere e tjere, Ben Foster ose Tomas Kuczkzak. Junajtid do te luaje ne Spanje pa Dimitar Berbatov dhe Ues Broun, te demtuar. Jashte fushes jane prej kohesh, Pol Skols dhe Ouen Hargrivs.