Venger, ne mes te konfliktit Ferguson-Benitez
Arsen Venger, trajneri i Arsenalit eshte futur ne mes te nje konflikte, mes dy homologeve te tjere, ne Angli, Benitezit dhe Fergusonit. Trajneri i topcinjve foli per trajnerin e Liverpulit, Rafael Benitez dhe per ate te Mancester Junajtid, Aleks Ferguson, pasi ky i fundit ka akuzuar spanjollin per sjellje arrogante. Venger theksoi: "Duhet te keni respekt per ndeshjen dhe ne trajneret, jemi te pergjegjshem per kete. Nuk dua te nderhyj ne detaje te tjera, sepse nuk di se cfare mund te kete ndodhur ne te vertete mes dy trajnereve te tjere (Fergusonit dhe Benitezit)", - tha Venger. "Besoj se eshte fryre ca me shume e verteta mes tyre. Por pjese e ketij mjedisi eshte edhe media, duhet ta pranojme ne fund te fundit",- u shpreh trajneri i Arsenalit. "Mediat, asnjehere nuk e dine se sa i rendesishem eshte impakti brenda ekipit."