E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venizellosi në vend të Papandreut?

Papndreu foli pas bisedimeve me Presidentin Karlos Papulias dhe një ditë pasi fitoi votëbesimin vendimtar në Parlament. Ai tha se shumë shpejt do të fillojë punë për krijimin e një qeverie me bazë të gjerë.

Partia kryesore opozitare vijon të ngulë këmbë për zgjedhje të parakohshme, dhe thotë se nuk do të ulet në të njëjtin koalicion me Papandreun.

Ndërkohë që pa fondet e shpëtimit, Greqia mund të falimentojë para fundvitit.

Papandreu ka lënë të kuptohet se do të qëndrojë mënjanë nëse kështu do të mundësohej progresi. Korrespondenti i BBC-së në Athinë thotë se ka shumë pak gjasa që një qeveri e bashkimit kombëtar të drejtohet nga Papndreu.

Gjithnjë e më shumë po flitet një emër si zëvendësues i Papandreut në krye të qeverisë së përkohshme, ai i ministrit të Financave, Evangelos Venizelos.

Vetë Venizelos tha më parë se zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen sapo të mbarojnë procedurat për sigurimin e fondeve të shpëtimit nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-05 14:06
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›