Venizelos: Greqia ka nevojë për programin e ri
Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos, gjatë fjalës së tij në Parlament në debatin mbi projekt-ligjin e këmbimit të bonove, deklaroi se Greqia ka nevojë për programin e ri që të mos bëhet si Shqipëria dhe Moldavia. "Programi i ri dhe PSI, do të çojnë vendin në një situatë të qëndrueshme fiskale dhe do të lehtësojnë borxhin grek me 110 miliardë euro. Dilema aktuale është nëse do të sakrifikojmë për përspektivën apo për mospërspektivën", tha Venizelos duke folur për të njëjtën çështje. Venizelos sqaroi se me kredinë e re do të forcohet likuiditeti në ekonomi, qoftë nëpërmjet shlyerjes së detyrimeve të shtetit ndaj bizneseve, qoftë përmes bankave në të cilat, pas rikapitalizimit, shteti do të ketë shumicën e aksioneve. Ministri i Financave tha se masat që do të ndërmerren do ta reduktojnë debitin në 120% në vitin 2020 çka ai e cilësoi realiste. Venizelos pati mosmarrëveshje në Kuvend me përfaqësuesit e disa grupeve parlamentare që akuzuan atë se po mashtron qytetarët., ka theksuar Venizelos.