Aksi Bajram Curri- Morinë i dëmtuar, ura mbi Valbonë rrezikon shembjen
BAJRAM CURRI- Distanca mes qytetit të Bajram Currit me qytetin e Gjakovës në Kosovë është mjaft e shkurtër. Ata që e kanë përshkuar shpesh rrugën Bajram Curri-Morinë thonë se mjaftojnë pak minuta udhëtim me automjet dhe mbërrin në Gjakovë, por gjendja aktuale e aksit, Bajram Curri- Cërrnicë zgjat kohën e mbërritjes.
Rruga ka filluar të mbushet me gropa si pasojë edhe e rreshjeve të shumta të këtij dimri, ndërsa për drejtuesit rrezikshmëria më e lartë është në urën mbi lumin Valbonë.
Paraardhësit tanë ndiqnin këtë rrugë, e cila fillimisht ishte thjesht një shteg ndërsa prej dhjetera vitesh është kthyer në një aks të rëndësishëm për udhëtarët nga Tropoja drejt Kosovës dhe anasjelltas.
(e.n/News24/BalkanWeb)