Ambasadorja greke në Maqedoni: Koret raciste, rast i izoluar
SHKUP- Ambasadorja greke në Maqedoni Aleksandra Papadopulos pasi u dorëzua zyrtarisht letra protestuese në MPJ, deklaroi se thirrjet nacionaliste të Gardës bregdetare janë incident i izoluar i cili do të dënohet dhe për të cilin do të merren masa përkatëse.
Pasi zëvendësministri i Punëve të Jashtme Zoran Petrov dhe i dorëzoi notën protestuese ambasadores, ajo kërkoi që rasti të mos predimensionohet.
“Ky është incident i izoluar, dhe nuk duhet të nxjerret prej konteksti. Doemos duhet të dënohet dhe është dënuar. Kjo nuk përfaqëson popullin grek, sjelljen, mentalitetin dhe ndjenjat e grekëve. Ju lutem mos e predimensiononi rastin, ky është rast i izoluar. Kjo nuk i ndihmon askujt”, deklaroi Papadopulos.
Ambasadorja greke sqaroi se parullat nacionaliste brohoritën nga Garda bregdetare, e jo nga forcat e armatosura të Greqisë. Ajo po ashtu informoi se përgjegjësi i njësisë është pushuar nga detyra, dhe paralajmëroi se do të hetohen rrethanat nën të cilat ndodhi incidenti dhe përgjegjësi për shkaktimin e tij.
(m.a/ina/BalkanWeb)