E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetem 60% u mblodhen taksat per 2007

Realizimi i te ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore ne total per vitin e kaluar nuk ka qene ne ate mase qe pritej. Edhe pse Bashkia e Tiranes urdheroi mbledhjen e tyre ne menyre “te dhunshme”, pra duke mos u dhene dokumente nga njesite bashkiake pa paguar detyrimet vendore, serish masa e mbledhjes se tyre ka qene e ulet, ne masen rreth 60 per qind ndaj planit te te ardhurave. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, realizimi i te ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore, te cilat ndiqen nga Drejtorite e Pergjithshme te Taksave dhe Tarifave Vendore eshte ne masen 64 per qind ndaj planit te te ardhurave. Mbeshtetur ne vendimin e Keshillit Bashkiak per “Sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore ne Qytetin e Tiranes”, me ndryshimet perkatese eshte miratuar plani i te ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore ne shumen 4,7 miliarde leke, ku perfshihet edhe fondi i mbartur. Megjithate, realizimi i te ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore ne total eshte rreth 60 per qind e planit te te ardhurave. Drejtoria e Pergjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ngarkohet me pergjegjesine e vjeljes se taksave dhe tarifave vendore mbi Biznesin e Vogel, taksa mbi pasurite e paluajtshme, taksa e Fjetjes ne Hotel, taksa per Zenien e hapesires publike, taksa e Tabeles, taksa e Perkohshme e Gjelber, tarifa e Regjistrimit per veprimtari te ndryshme, tarifa e Pastrimit dhe largimit te mbeturinave, e Parkimit te automjeteve etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›