Vera 2009, e gjate dhe perveluese

Temperaturat, parashikohen te jene rreth 1 grade me te larta se mesatarja shumevjecare
Shirat dhe temperaturat aktuale, nuk do te jene gje tjeter vecse nje luks per te gjithe ne. Kjo per faktin se vera e sivjetme parashikohet te jete perveluese, e sikur te mos mjaftonte kjo, edhe e gjate. Keshtu, qytetaret nuk duhet te genjehen aspak nga uljet sporadike te temperaturave, por te pergatiten per te kaluar nje vere "ferri". Sigurisht qe nje emertim i tille, vlen per te gjithe ata njerez qe nuk i durojne dot temperaturat e larta, ndersa ata qe e adhurojne te nxehtin, kane arsye per t'u gezuar.
Vapa
Pas nje vere te fresket te vitit te kaluar, per kete vit situata hidrometeorologjike pritet te pesoje ndryshime rrenjesore. Keshtu, sipas burimeve nga Instituti i Energjise, Ujit dhe Mjedisit, parashikimet afatgjate nuk jane gjithnje te sakta per vete shtrirjen ne kohe te matjes se elementeve, por te peraferta. Gjithsesi, vera e sivjetshme pritet te mos jete aspak "meshireplote" me njerezit, duke iu "dhuruar" atyre temperatura shume te larta, te cilat sjellin jo pak probleme nga ana shendetesore. Me konkretisht, sipas burimeve nga Instituti i Energjise, Ujit dhe Mjedisit, periudha kulminante e veres do te karakterizohet nga temperatura 0-1 grade me te larta, ne krahasim me mesataren shumevjecare. Fillimisht, muajt e ardhshem te pranveres do te karakterizohen nga nje rritje e lehte temperaturash, ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Me konkretisht, muaji prill pritet te karakterizohet nga temperatura rreth 0.5 grade me te larta se mesatarja shumevjecare. Nderkaq, per sa i perket reshjeve, specialistet thone se prilli do te jete nje muaj i lagesht, me rreth 10 mm reshje me shume se mesatarja shumevjecare. Ne maj nuk pritet qe te kemi rritje te medha te temperaturave, por thatesire. Keshtu, maji pritet te jete nje muaj i ngrohte me temperatura rreth 0.5 grade mbi mesataren. Per sa iu perket reshjeve, masa e tyre do te jete rreth 30 mm poshte mesatares shumevjecare.
Vera
Muaji i pare i veres, qershori do te jete nje muaj i ngrohte, pothuaj ne te njejtet parametra ne krahasim me muajin paraardhes. Por, sipas specialisteve, gjithcka krahasohet me mesataren shumevjecare, pasi po te krahasohet me muajt paraardhes, temperaturat dalin shume me te larta. Keshtu, qershori do te jete nje muaj i ngrohte me temperature mesatare rreth 0.5 grade me te larte se mesatarja shumevjecare. Ndersa per sa i perket reshjeve, qershori do te jete nje muaj i laget me rreth 10 mm mbi mesatare. Korriku, i cili pergjithesisht eshte muaji me i nxehte i vitit, do ta ruaje kete karakteristike edhe kete vit. Ai do te jete me temperatura rreth 1 grade mbi mesataren shumevjecare. Sa i perket reshjeve, ky muaj do te jete i lagesht, me rreth 5 mm mbi mesatare. Edhe muaji gusht pritet qe te jete relativisht i ngrohte. Sipas parashikimit te sinoptikaneve, temperaturat do te jene rreth 0,5 grade mbi mesatare, dhe per sa i perket reshjeve, ai do te jete muaj normal. Shtatori 2008 do te jete muaj me i ngrohte se i vitit te kaluar. Specialistet parashikojne qe ai te jete rreth 0.5 grade mbi mesataren dhe i thate per sa u perket reshjeve me rreth 20 mm me pak se mesatarja shumevjecare. Por, si llogariten temperaturat mesatare? Sipas specialisteve, ato nxirren duke mbledhur temperaturat minimale dhe temperaturat maksimale, dhe duke i pjesetuar per dy.
Vera e vjetshme, temperatura deri 44 grade
Vera e vjetshme ka qene nje nder me te nxehtat ne 50 vitet e fundit. Nje fenomen qe u vu re vjet, gjate matjes se temperaturave ishte se, ato temperatura qe per nje qytet ishin minimalet, ne vende te tjera po keto temperatura, ishin maksimale. Temperaturat maksimale arriten deri ne 44 grade Celsius, ndersa ne asfalt, maksimalet arriten edhe ne 45 grade. Nje gje e tille beri qe shume njerez te kishin probleme me zemren, hipertensionin, etj. Jo vetem te moshuarit, por edhe femijet u bene pre e shqetesimeve per shkak te temperaturave perveluese, te Veres se nxehte qe lame pas.
Llogaritja
Nese skeptiket kerkojne te dine se, si arrijne specialistet e sinoptikes te llogaritin temperaturat mesatare, ata e kane edhe nje sqarim per kete. Keshtu, sipas specialisteve, temperaturat mesatare, llogariten duke mbledhur temperaturat minimale dhe temperaturat maksimale, dhe duke i pjesetuar per dy.
Mesatarja shumevjecare e temperaturave, sipas muajve:
Prill 13.0 grade
Maj 17.9 grade
Qershor 21.5 grade
Korrik 23.8 grade
Gusht 23.7 grade
Shtator 20.4 grade
Parashikimi:
Prill 2009
Do te karakterizohet nga temperatura 0.5 grade me te larta se mesatarja shumevjecare. Ne vendin tone, prilli do te jete nje muaj i lagesht me rreth 10 mm reshje me shume se mesatarja shumevjecare.
Maj 2009
Pritet qe te jete nje muaj i ngrohte, me temperatura rreth 1 grade mbi mesataren shumevjecare. Ndersa per sa i perket reshjeve, pritet qe maji te jete muaj i thate, me rreth 30 mm poshte mesatares.
Qershor 2009
Parashikohet qe te jete muaj i fresket, me temperature mesatare rreth 0.5 grade me te larte se mesatarja shumevjecare. Nderkaq, per sa i perket reshjeve, ai do te jete muaj i lagesht, me rreth 10 mm mbi mesataren.
Korrik 2009
Ne krahasim me vitet e kaluara, do te jete muaj relativisht i nxehte me temperatura rreth 1 grade mbi mesatare, dhe i lagesht per sa i perket reshjeve. Sasia e tyre do te jete rreth 5 mm mbi mesatare.
Gusht 2009
Muaji gusht do te jete gjithashtu i nxehte, ne krahasim me muaj e tjere. Ndersa ne krahasim me mesataren shumevjecare, ai pritet te jete i ngrohte me rreth 0.5 grade mbi mesatare, dhe per sa i perket reshjeve, normal.
Shtator 2009
Shtatori do te jete me i ngrohte se vitet e tjera, duke bere keshtu qe te zgjerohet mundesia e pushuesve per ne bregdet. Ai do te jete rreth 0.5 grade mbi mesatare dhe i thate per sa i perket reshjeve.