E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Programi im qeverises s'permban asnje rritje takse

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka prezantuar diten e djeshme programin qeverises i cili bazohet ne 7 drejtime themelore dhe prej nje plani 100 masash per reformimin e qeverisjes. Detajet u bene publike gjate nje takimi qe kryesocialisti zhvilloi me gazetaret. "Programi i zberthyer sipas fushave eshte rreth 1000 faqe, por ne komunikimin me publikun ne, do te prezantojme nje sinteze, te fokusuar ne 7 drejtimet themelore. Nga ana tjeter, do te kete nje plan prej 100 masash per reformimin e qeverisjes", rrefeu Edi Rama. Nje nga shume detajet qe do te prezantohet, eshte se programi i tij "nuk parasheh asnje rritje taksash". Prej dites se sotme ky program do te prezantohet publikisht nga zyrtare te larte te selise roze. "Ashtu sic kemi bere qe ne diten e pare kur ky program filloi te konceptohej ne bisedat me njerezit, ashtu do te bejme edhe qe neser, duke shkuar tek njerezit, ne te gjithe Shqiperine per te prezantuar frytin e nje pune qe e konsiderojme pune te perbashket, me dhjetera mijera shqiptare e shqiptare qe kane marre pjese ne shkrimin e ketij programi", tregoi detajet e publikimit, kreu i PS. Sipas Rames, qellimi i tyre nuk ka qene te shkruajne nje program premtimesh per te marre votat dhe pastaj per te mos pasur nje program per te qeverisur. "Qellimi yne ka qene per te shkruar nje program, per te qeverisur qe diten e neserme te marrjes se votave", u shpreh lideri i socialisteve per hartimin e programit. Sipas tij, per te siguruar jetesimin e shtyllave te kryesore te programit, ata do te reformojne qeverisjen, duke modernizuar qeverine dhe demokratizuar marredheniet mes individit e shtetit permes nje qasjeje te re ndaj procesit qeverises. "Besoj se "Thembra e Akilit" sot per Shqiperine dhe neser per qeverine e re, eshte kriza ekonomike, e cila nga nje krize ekonomike globale, eshte kthyer dhe po thellohet dita-dites si nje krize ekonomise reale shqiptare, te familjeve shqiptare dhe te sipermarrjes shqiptare", tha Rama. Pa asnje dyshim, sipas kreut socialist, kjo krize ridimensionon dhe rrugen e punen qe duhet bere paralelisht me arritjen e atyre objektivave qe ne i kemi vene vetes. "Ndryshe cka kemi pare dhe cka eshte bere deri me sot, eshte nje program qeverises, pra, eshte nje instrument pune per qeverine qe do te krijohet nga fitorja e 28 qershorit, qe do te thote se jemi te pergatitur qysh te nesermen e marrjes se mandatit, per te drejtuar vendin", tha, Rama. "Qysh sot une mund te them me plot gojen se do te ruajme gjithcka qe nuk e cenon realizimin e programit tone dhe do te anulojme gjithcka qe e pengon kete program te jetesohet ne te mire te Shqiperise dhe shqiptareve", tha ai. Ne kete program kane dhene kontributin e tyre dhe PSE, PD italiane, PSD gjermane, PASOK-u grek, PS Hungareze, PS Bullgare. Ky program eshte fryt i bisedave, diskutimeve, analizave e debateve me bashkeqytetaret e me ekspertet shqiptare e te huaj gjate 18 muajve te "Dialogut me Shqiperine".

SHTATE SHTYLLAT E PROGRAMIT

- Nje politike te re per arsimin, si garanci per integrim e punesim.

- Nje politike te re per nxitjen e prodhimit vendas, si garanci per zhvillim e punesim.

- Nje politike te re per fshatin, si garanci per sovranitetin ushqimor te vendit e punesim.

- Nje politike te re per shendetin, si garanci per cilesi jete e aftesi per pune.

- Nje politike te re per mjedisin, si garanci per mbrojtjen e pasurive te perbashketa e zhvillimin afatgjate te vendit.

- Nje politike te re per turizmin ne Shqiperi, si garanci per rritjen e te ardhurave e punesimin.

- Nje politike te re per kohezionin social e territorial te vendit, si garanci per mundesi te barabarta per te gjithe e zhvillim te harmonizuar mes te gjitha rajoneve te vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›