"Rama, hetim per lejet e ndertimit"
Partia Demokratike eshte e vendosur te ngreje nje komision hetimor parlamentar kunder Edi Rames. Komision qe do te hetoje lejet e ndertimit, te dhena nga kryetari i bashkise, si dhe arsyet pse nuk ka miratuar ende planin urbanistik te kryeqytetit. Pavaresisht kohes se paket qe i ka mbetur ketij Kuvendi, zedhenesi i grupit parlamentar demokrat, Aldo Bumci tha dje se kerkesa per nisjen e hetimit kunder kryebashkiakut, eshte vetem ceshtje ditesh. Madje Bumci u shpreh se koha qe ka mbetur ne dispozicion eshte me se e mjaftueshme per te hetuar Ramen, pavaresisht se tashme Kuvendi eshte ne limitet e fundit te ketij mandati, dhe deputetet me shume jane te shperndare neper zonat e tyre, ne perpjekjet per te karikuar strukturat per fushaten elektorale qe eshte ne prag. "Shume shpejt do t'i dorezohet Parlamentit, kerkesa per ngritjen e komisionit te posacem te hetimit. Rama do te hetohet per dhenien e lejeve te ndertimit ne Tirane", siguroi Bumci. Sipas tij, Kuvendi ka kohe te mjaftueshme per te hetuar kryetarin e Bashkise. "Eshte gjithe koha e nevojshme per te hetuar Ramen. Kjo sepse materialet kunder tij, nuk kerkojne ndonje kohe te madhe investigimi, sepse jane publike", theksoi Bumci. Zedhenesi demokrat, u shpreh se pjese e hetimit te komisionit, do te jene te gjitha lejet e dhena per ndertim ne kryeqytet. Nisma sipas tij, ndermerret pasi modeli i qeverisjes se kryebashkiakut, eshte nje monopol qe i sherben nje grushti njerezisht qe merr vendime ne konflikt te hapur interesi. Bumci kembenguli ne faktin se bashkia e Tiranes, po i jep lejet e ndertimit ne konflikt te hapur interesi. "Tre nga pese leje ndertimi, i jane dhene te njejtes kompani", u shpreh Bumci. Sipas tij, kompania e cila ka marre lejen e ndertimit zoterohet nga ish-drejtori urbanistik i bashkise dhe anetar aktual i KRT-se. Hetimin e Rames, e kerkoi disa dite me pare ne Kuvend, zyrtarisht deputeti demokrat, Edi Paloka. Ai madje mori persiper dhe mbledhjen e firmave te grupit parlamentar. Nisma do te behet konkrete kete jave, ku do te diskutohet dhe ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Sipas rregullores se Kuvendit, me ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar, kryetari i takon pales politike qe kerkon hetimin. Per rrjedhoje, shumica e komisionit qe pritet te hetoje kryetarin e bashkise, do te jete e djathte dhe drejtimin do e kete PD.