Doganat, rritet gatishmeria per fushaten

Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ka perforcuar kontrollin ne te gjitha pikat doganore te vendit, per t'i vene fre nje tendence te disa kompanive qe ne prag fushate elektorale tentojne te kalojne mallra kontrabande. Ne pergjigje te kesaj situate DPD ka hartuar nje plan masash te posacem, qe perfshin angazhimin edhe te institucioneve te tjera. Ne nje interviste per "Koha Jone", nendrejtori i Pergjithshem i Doganave, Bujar Vukaj shpjegon planin e masave, qe do te evitoje kontrabanden.
Ka ekzistuar nje mendim i kahershem se, dogana radhitet nder institucionet me te korruptuara. Aktualisht sa iu "vret" ky opinion?
Per hir te se vertetes, ne lidhje me nivelin e korrupsionit ne dogana flasin faktet dhe shifrat. Ne menyre sistematike plani i te ardhurave ne tre vitet e fundit eshte realizuar 5-10 per qind mbi planin, dhe lufta ndaj kontrabandes dhe korrupsionit ka arritur majat e saj si kurre me pare. Tregues tjeter i qarte jane vrojtimet e institucioneve nderkombetare qe masin korrupsionin ne vendin tone, sipas te cilave doganat qe dikur kryesonin listen e institucioneve te korruptuara tani nuk renditen me si te tilla. Nga ana tjeter per dhjetera raste, si nga subjektet e biznesit dhe nga administrata doganore jane marre masa administrative dhe jane derguar ne prokurori, kur jane konstatuar shkelje.
Aktualisht vendi eshte ne prag zgjedhjesh. Duke ju referuar tradites, ne kete periudhe tendenca per kontrabande rritet. A ka filluar te ndjehet ky fenomen?
Subjekte te vecanta kane nje tendence per te zhvilluar kontrabanden, per shkak se ne fushatat e kaluara, historikisht eshte vene re nje shkrehje e administrates doganore. Keshtu qe subjektet tregtare e kane shfrytezuar kete situate, per te kaluar mallrat ne dogana pa paguar detyrimet. Nisur nga kjo situate, garantoj se, kjo fushate elektorale do te rezultoje krejt ndryshe. Drejtoria e Pergjithshme Doganave ka hartuar nje plan masash shtese, te posacem per te evituar cdo lloj kontrabande qe do te cenonte te ardhurat doganore dhe sigurine e kufijve.
A mund te na thoni disa nga keto masa?
Se pari jane ngritur struktura informacioni ne te gjitha pikat doganore te vendit per te informuar per te gjitha rastet qe tentojne te kalojne kontrabande. Se dyti, eshte rritur bashkepunimi me strukturat e tjera te shtetit si, Policia e Rendit dhe ajo Kufitare. Se treti eshte rritur bashkepunimi per shkembimin e informacionit me vendet fqinje per te vetetuar origjinen e mallrave e sidomos te atyre me akcize. Gjej rastin te njoftoj te gjitha bizneset dhe administraten doganore se, sektori i Antikontrabandes ne dogana eshte ne vezhgim maksimal, ndaj cdo rasti qe tenton t'i shmanget detyrimeve doganore.
Cilat jane rastet konkrete te kontrabandes qe jeni perballur keto kohet e fundit?
Kane qene disa raste kryesisht me mallrat e akcizes, te cilat tashme i kemi bere publike. I tille ka qene tentativa per kontrabanduar 27 tone kafe, nga Dogana e Kapshtices, ngarkese qe ishte maskuar ne nje maune me profile hekuri. Sasia e kafese eshte tentuar te futet nga subjekti "Toni" sh.p.k.. Sasia e mallit kontrabande eshte llogaritur ne vleren e 300 milione lekeve dhe rasti eshte denoncuar edhe ne prokurori. Ne vijim te kesaj ceshtje eshte kerkuar informacion edhe nga dogana greke, pasi ngarkesa kane qene artikull i akcizes dhe do te verifikohet origjina. Nje rast tjeter eshte perpjekja per te kaluar kontrabande nje sasi prej 80 tone gaz per ngrohje nga subjekti "Gaz COURCHEEVEL". Ne kete rast subjekti ka marre nje mase administrative prej 50 milione lekesh, te cilat jane paguar menjehere. Po keshtu kohet e fundit jane kapur 900 litra vere pa pulle fiskale qe i perkisnin subjektit "Cash & Carry", te cilat jane sekuestruar nga doganat.
Ne nje kohe kur globalizmi ka perfshire edhe vendin tone, dogana eshte pjesa qe reformohet e para. Kush do te jete misioni i doganave?
Sipas percaktimeve ligjore dogana ka tre misione. I pari dhe kryesori per momentin eshte misioni fiskal, i dyti eshte misioni ekonomik dhe i treti ai i mbrojtjes dhe sigurise. misioni fiskal eshte nje nga misionet kryesore te Doganes Shqiptare qe konsiston ne mbledhjen e taksave doganore te mallrave qe importohen ne Republiken e Shqiperise. Krahas ketyre dogana mbledh nje sere taksash te tjera per llogari te organeve tatimore si TVSH, akcizat, taksat rrugore. Ndersa misioni ekonomik i Doganes Shqiptare po merr gjithnje e me shume nje rendesi te vecante ne mbrojtjen dhe zhvillimin e ekonomise se vendit. Dogana, si organizem i rendesishem i shtetit, duke zbatuar nivelet e ndryshme te taksave, tarifat sezonale per prodhimet bujqesore, duke kontrolluar sistemin e licencave, mbron prodhuesit vendas dhe stimulon importet per sfera te caktuara dhe inkurajon investimet e huaja ne vendin tone. Por, dogana shqiptare, si edhe ato te vendeve evropiane, nje rendesi gjithnje e me te madhe i kushton misionit mbrojtes. Duke pasur nje mbeshtetje ligjore te fuqishme, duke qene e dislokuar ne pikat e kalimit te kufirit, duke pasur ne vezhgim zonen kufitare si edhe duke mbajtur nen kontroll rrjetin rrugor kombetar, dogana ka nje mision te rendesishem te mbrojtes qe shtrihet ne shume fusha, te tilla si mbrojtja e sigurise kombetare dhe rendit publik, ndalimi i trafikut te jashteligjshem te armeve, kontrollin e sigurise ne aeroport dhe porte ne kuadrin e luftes kunder terrorizmit, ndalimin e trafikut te narkotikeve dhe substancave psikotrope si dhe kontrollin e parase se "piset". Ndalimi i importit, eksportit, tranzitimit te materialeve te shkruara qe rrezikojne sigurine kombetare. Gjithashtu misioni i doganes eshte mbrojtja e shendetit publik, kontrolli sanitar dhe fitosanitar i kafsheve dhe bimeve te importuara, kontrolli i prodhimeve farmaceutike te importuara.