E Diel, 1 Nëntor 2026

Punesimet sezonale ne Itali, ofrohen 80 mije hyrje

Hapet rruga per punesimin e 80 mije shtetasve, nga shtete jo anetare te Bashkimit Evropian, pas miratimit te kerkesave te paraqitura nga punedhenesit. Fundjaven e kaluar ne 10 prill, eshte botuar ne gazeten zyrtare te Italise, Dekret Fluksi per punetoret stinore, te cilet do te aplikojne per kete vit.

Rregullat

Duke nisur nga data 11 prill dhe ne vazhdim, punedhenesit qe deshiroje dhe kane nevoje per kete kategori punetoresh mund te hartojne kerkesat me emer, qe mund te dergohen duke filluar nga ora 8.00 e 15 prill. Per sa i perket sistemit te kuotave ato do te percaktojne edhe numrin maksimal te hyrjeve te lejuara per kete vit ne Itali. Kjo nuk do te thote qe nje shteti jo anetar te BE-se, apo institucioni te tij, t'i dorezojne kerkesa pa emer, duke i lene hapesire atij qe te perzgjedhe punemarresit. Pra, secili nga te interesuarit duhet te siguroje individualisht kontrate pune nga nje punedhenes italian. Si te gjitha kerkesat e deritanishme edhe kerkesat per punetore stinore, kane ne themel kerkesen e nje punedhenesi, qe e zgjedh me emer shtetasin e huaj, duke e njohur personalisht, apo me rekomandime te te njohurve, te afermve, etj. "Sic del edhe nga permbajtja e Dekretit, kuotat per punesim stinor nuk ndahen ne baze shtetesie. Sidoqofte, ky lloj punesimi, pavaresisht se ne baze ka kerkesen e punedhenesit, nuk do te mundesohej per shtetasit shqiptare, nese Republika e Shqiperise nuk do te kishte nenshkruar Marreveshje Bashkepunimi me Republiken Italiane ne fushen e migrimit, ne dhjetor 2008", ka pohuar drejtori i Zyres se Emigracionit ne Ministrine e Punes, Durim Hartibi. Sipas tij, e gjithe paketa e punesimeve stinore bene pjese ne fushaten informative te ndermarre nga Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, duke qene ne rolin kryesore ne ofrimin e informacionit te sakte, te shpejte dhe ne sherbim te shtetasve.

Kuotat

Per kete vit qeveria italiane ka programuar 80 mije hyrje per punetore stinore, nga shtetet jo anetare te BE-se. Pjesa derrmuese e kuotave te percaktuara per kategori punesimesh, i perkasin sektorit te bujqesise, ku jane evidentuar dhe nevojat me te medha per flukse punetoresh. Sipas monitorimeve, edhe kete vit punedhenesit duhet te paraqesin kerkesa per punesim permes internetit, vete apo duke iu drejtuar shoqatave te kategorise. "Sidoqofte, kete mund ta bejne pas botimit te dekret-fluksit te posacem. Te mos harrojme se me shume se 50 per qind e fuqise punetore per bujqesine, vjen nga shtete jo anetare te BE-se dhe sektore te tere varen nga punetoret emigrante, qe nga vjelja e frutave dhe perimeve e deri ne blegtori", - pohohet nga burimet zyrtare italiane. Megjithate, miratimi i ketyre hyrjeve do te behet ne nje kohe te shkurter, duke marre parasysh ketu edhe kerkesat e bera nga vete sektori i bujqesise ne kete vend, per punesimet emergjente qe duhen bere per rimekembjen e ketij sektori.

Regjistrimi

Punedhenesi duhet te lidhet me sitin e Ministrise se Brendshme: www.interno.it te hyje ne zonen/fushen e posacme per flukset stinore 2009 dhe te regjistrohet, duke futur emer, mbiemer, datelindjen, nje adrese te postes elektronike dhe nje fjalekalim hyrjeje. Keshtu, do te marre nje e-mail, me udhezimet per te konfirmuar regjistrimin dhe per te aktivizuar te drejten e tij te perdorimit. Me pas edhe pergjigjet do te vijne me ane te ketij e-maili per cdo procedure te metejshme. Punedhenesi ne kete faqe duhet te krijoje modulet per kerkesen e tij per punesim. Per cdo modul duhen futur te dhenat vetjake dhe te atij punetori stinor, te cilin ai deshiron ta therrase ne Itali. Plotesimi i mirefillte i moduleve do te behet ne nje moment te dyte. S.Isaku

Dergimi i kerkeses

Punedhenesi lidhet me internet dhe aktivizon ne kompjuterin personal softuerin SUI. Ai klikon tek "visualizza domande da inviare", pra dergon kerkesen per punesimin e punetoreve stinore. Ky veprim do te jete i mundur, vetem nga ora 8.00 e dites se merkure, me 15 prill 2009.

Flukset stinore.

Kuotat per cdo province italiane

Rajoni Liguria

Provincat

Xhenova 100

Imperia 250

La Specia 50

Savona 400

Totale 800

Rajoni Piemonte

Provincat

Alesandria 450

Asti 450

Biela 20

Kuneo 2000

Novara 50

Torino 800

Verbania C.O. 15

Verceli 15

Totale 3800

Rajoni Val d'Aosta

Aosta 50

Rajoni Lombardia

Provincat

Bergamo 90

Breshia 550

Komo 20

Kremona 100

Leko 20

Lodi 100

Mantova 2600

Milano 200

Pavia 200

Sondrio 100

Vareze 20

Totale 4000

Provinca Autonome Trento

Trento 3000

Provinca Autonome Bolcano

Bolcano 1000

Rajoni Veneto

Provincat

Beluno 150

Padova 450

Rovigo 600

Trevizo 160

Venecia 1000

Verona 5500

Vicenza 90

Totale 8000

Rajoni Friuli Venecia Xhiulia

Provincat

Goricia 50

Pordenone 150

Trieste 50

Udine 450

Totale 700

Rajoni Emilia Romanja

Provincat

Bolonja 400

Ferrara 400

Forlì - Cezena 2000

Modena 600

Parma 200

Piacenca 300

Ravena 2500

Rexhio Emilia 100

Rimini 500

Totale 8.000

Rajoni Toskana

Provincat

Areco 250

Firence 180

Groseto 2500

Livorno 115

Luka 110

Masa Carrara 60

Piza 90

Pistoia 80

Prato 5

Siena 510

Totale 3900

Rajoni Marke

Provincat

Ankona 550

Askoli Piceno 450

Macerata 400

Pezaro-Urbino 450

Totale 1850

Rajoni Umbria

Provincat

Peruxhia 270

Terni 80

Totale 350

Rajoni Lacio

Frozinone 100

Latina 6530

Rieti 90

Roma 1000

Viterbo 180

Totale 7900

Rajoni Abruco

Provincat

Kieti 400

L'Akuila 3500

Peskara 300

Teramo 300

Totale 4500

Rajoni Molize

Provincat

Kampobaso 440

Izernia 60

Totale 500

Rajoni Kampania

Provincat

Avelino 80

Benevento 750

Kazerta 2500

Napoli 1250

Salerno 2520

Totale 7100

Rajoni Puljia

Provincat

Bari 700

Brindizi 250

Foxhia 4500

Lece 700

Taranto 350

Totale 6500

Rajoni Bazilikata

Provincat

Matera 300

Potenca 950

Totale 1250

Rajoni Kalabria

Provincat

Katanxaro 400

Kozenca 1450

Krotone 2900

Rexhio Kalabria 600

Vibo Valentia 50

Totale 5400

Rajoni Sicilia

Provincat

Agrixhento 50

Kaltaniseta 140

Katania 300

Ena 150

Mesina 180

Palermo 180

Raguza 3100

Sirakuza 1500

Trapani 100

Totale 5700

Rajoni Sardenja

Provincat

Kaljiari 130

Nuoro 500

Oristano 20

Sasari 50

Totale 700


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›