E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vera dhe Alketa, vijne me prurje talentesh ne "X Factor 2"

Spoti anoncues ne "Televizionin Klan" ka lajmeruar fillimin e edicionit te dyte te "X Factor Albania", me 28 tetor. Program qe vjen pas nje suksesi te edicionit te pare, qe theu rekord klikimesh ne rrjetin "Youtube", mbi 7 milione klikime, ndersa 50 mije fansa ndjekin cdo dite te rejat ne faqen zyrtare ne "Facebook". Dyshja e suksesshme Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu kane vendosur te ecin paralel me simotrat e veta ne bote, te programit "Hit X Factor", ndaj edhe i jane futur me perkushtim dhe seriozitet punes prej muajsh. Tashme gjerat kane marre udhen e vet. "X Factor" do te nise e bashke me te ne ekranin e "Televizionit Klan" Grabocka dhe Vejsiu do te sjellin edhe nje tjeter spektakel qe i dedikohet modes dhe bukurise. Por, se pari, le te ndalemi tek evenimenti muzikor qe ka ngjallur kuriozitetin e te gjitheve. Kersheri qe nis me talentet e reja, e vijon me panelin e jurise qe kete vit vjen me dy emra te rinj. Nderkaq, pergatitjet kane nisur qe ne veren e ketij viti, ku, sic kemi mesuar, Alketa e shfrytezoi veren per t'u pergatitur per netet e "live-show-t", ku se bashku me nje konsulent mode ne Itali ajo do te vije me nje garderobe veshjesh dhe kepucesh te stilisteve me te medhenj boterore. Ne keto pershtypje te para te "X Factor", qe i kemi rrembyer ne momentet e punes Alketes, ajo plot entuziazem na tregon se...

Alketa, si kane qene prurjet kete edicion?

Vera dhe une kemi qene me se te kenaqura qe ne fazen e audicionit te producenteve, kur pame se kete vit ishte shtuar numri i konkurrenteve dhe per me teper i te talentuarve qe mberriten ne kete edicion te dyte te programit "X Factor". Te njejten gje ndane me ne me tej edhe anetaret e jurise, e ka per t'u vertetuar edhe per publikun e gjere, kur me 28 tetor ne ekranin e "Televizionit Klan" do te nise nata e pare e audicioneve te ketij evenimenti te madh muzikor ne gjithe boten.

Duke qene se vetem 4 muaj ka qe ka perfunduar edicioni i pare i "X Factor", sipas jush, Alketa, cilat jane arsyet qe vershojne kaq shume te interesuar per t'u bere pjese e ketij formati?

Konkurrentet shohin sukses tek ky program. Deshmi e gjalle e kesaj eshte suksesi qe kane pasur finalistet e edicionit te pare, te cilet, pervec suksesit ne turneun veror neper Shqiperi, po deshmojne sukses edhe ne Festivalin "Kenga Magjike". Xhesika, Vojsava e grupit "Focus", Amarildo, e te tjere konkurrente qe do t'i shohim ne vijim ne kete festival, jane shembujt konkrete dhe frymezim per cdo te ri, qe aspiron muziken. "X Factor" i ben endrrat realitet dhe yjet e dale prej edicionit te pare, ne kete nisje te karrieres se tyre solo e bejne edhe me te vertete kete. Nga ana tjeter, eshte fituesja e edicionit te pare te "X Factor Albania", Sheila, e cila fitoi kontraten e superdeshiruar nga cdo muzikant me producentet boterore Berman Brothers.

Per sa i perket kesaj kontrate dhe kenges kur do te prezantohet ajo?

Kenga ka perfunduar dhe do te shfaqet se shpejti, gjate nje eventi GALA, te modes dhe bukurise qe vjen ne traditen e eventeve te organizuara nga regjisorja e mirenjohur Vera Grabocka. Spektakel qe do te shfaqet po ne "Televizionin Klan". Eshte nje kenge krejt ndryshe nga ato qe Sheila ka interpretuar deri me tani, eshte nje kenge stil Rihanna, ne zhanrin RNB, qe do ta befasoje publikun shqiptar dhe do te shoqerohet edhe me nje klip.

A ka filluar tashme puna me finalistet e ketij viti?

Sigurisht konkurrentet kane nisur punen ne shkollen "X Factor", si gjithmone ne nje disipline te forte artistike, ku kete edicion puna e tyre javore drejtohet nga 4 trajnere zeri me mjaft profesionalizem. Skuadres se "X Factor" ne kete edicion i jane bashkuar nje grup profesionistesh si kantautori Bojken Lako, kengetaret Era Rusi dhe Xhoi Plaku. Gjithashtu, edhe nje nga anetaret e jurise do te jete pjese e trajnereve te zerit.

Ndersa talentet jane shtuar, skuadra Vera dhe Alketa vijon me me intensitet punen, juria kete vit vjen me ndryshime...

E vertete! Talentet e ketij viti kane qene te shumte, por per te gjithe ka pasur nje kuriozitet sa i perket panelit te jurise, e cila kete vit do te vije me dy personazhe te reja, qe jane; kengetarja Soni Malaj, e cila i rikthehet skenes shqiptare pas dy viteve mungese dhe vjen me me energji se kurre, si dhe kengetarja Tuna, nje nga me te kerkuarat e diskografise shqiptare. Pandi Laco dhe Albani nga ana tjeter jane dy shtylla te forta dhe te qendrueshme, qe do ta bejne edhe me te bukur edhe me te larmishme ne batuta jo vetem fazen e audicioneve, por edhe ate te "live-show-t" ku kerkohet edhe me shume spektakel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›