E Diel, 1 Nëntor 2026

Infeksionet seksuale, shkaktare kryesore te infertilitetit Sonila Isaku

Rritja e numrit te te prekurve nga infeksionet seksualisht te transmetueshme, kequshqyerja, stresi, perdorimi i alkoolit e duhanit, por dhe ndotja e mjedisit apo rrezatimet jane shkaktaret kryesore qe sjellin infertilitet. Drejtoresha e Maternitetit "Koco Gliozheni", Rubena Moisiu thote se numri i cifteve, qe nuk sjellin dot ne jete ne rruge natyrale femije eshte mjaft i larte ne vendin tone. "Arsyet fillojne qe nga semundjet seksualisht te transmetueshme, te cilat tek femrat jane shkaku kryesor i pamundesise per te lindur. Nje semundje seksualisht e transmetueshme, ta themi shume trash, jep bllokim te tubave qe do te thote paaftesi per te konceptuar me pas. Mund te jete dhe e re po ky eshte faktori qe ndikon dhe nuk mund te zhbehet dot me. Gjithashtu, eshte stili i jetes, stresi, droga, alkooli, duhani gjithashtu shkakton impotence tek meshkujt", - tha Rubena Moisiu, Drejtoreshe e Maternitetit "Koco Gliozheni". Sipas saj, edhe pse tashme anomalite fizike jane ne raport te barabarte mes burrave dhe grave, burrat vazhdojne te jene me pak te kujdesshem per t'u kontrolluar dhe kjo vjen prej mentalitetit. "Tanime kemi filluar qe ekzaminimin e pare e bejme te meshkujt, sepse jane me te thjeshta dhe vetem me nje analize mund te arrish ne konkluzionin qe eshte apo jo i afte te konceptoj. Ndersa ekzaminimet qe behen per pjesen femerore jane me te komplikuara, me nderhyrese, me te dhimbshme, jane intervente te cilat kerkojne dhe kohe. Per infertilitetin shkaqet jane 50 per qind mashkullore dhe 50 per qind femerore", - tha Moisiu. Mjeket gjinekologe, por edhe drejtues te Ministrise se Shendetesise tregojne se 12 per qind e cifteve shqiptare kane probleme sa i perket riprodhimit, pasi nuk mund te lindin femije ne rruge natyrale. Kjo perqindje e larte e infertilitetit ka vene ne levizje institucionet shendetesore, te cilat kane kerkuar qe te ngrihen dhe ne maternitetet publike struktura te vecanta, per t'u marre me trajtimin e infertilitetit, si dhe ky sherbim te futet ne skemen e rimbursimit, pasi jo te gjitha ciftet kane mundesite per te paguar dhe per te sjelle ne jete nje femije nepermjet rrugeve te tjera. Ne nje aktivitet ne lidhje me fekondimin e asistuar, ministri i Shendetesise, Vangjel Tavo, siguroi se ky sherbim do te ofrohet dhe ne publik. "Fekondimi artificial ne vendin tone kryhet aktualisht ne klinika private, dhe pothuajse ne te gjitha keto klinika private ky sherbim ofrohet ne bashkepunim me mjeke shqiptare dhe mjeke te huaj. Ndersa ne sistemin publik ende nuk eshte futur kjo metode e re, cfare do te thote se ciftet jane te detyruar per ta paguar sherbimin ne masen 100% pa pasur mundesi rimbursimi nga ana e strukturave shteterore", - tha Tavo. Keto fakte, kreu i Shendetesise i ka bere te ditura ne konferencen rajonale, "Fertiliteti i ndihmuar medikalisht", me perfaqesues te institucioneve shendetesore nga 6 vende: Shqiperia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Serbia, Sllovenia, Italia. Drejtori i Institutit per Bashkepunim dhe Zhvillim, Adrian Ackia, tha se me fonde te BE, 6 shteteve te rajonit, ku ben pjese dhe vendi yne u eshte ofruar nje shume prej 1.3 milione euro, e cila do te perdoret per ngritjen e stafit, blerjen e aparaturave dhe fillimin ngjizjeve artificiale ne institucionet publike shendetesore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›