Bashkia e Tiranës nis projektin "Punësim veror sezonal"
Bashkia e Tiranës ka hapur edhe këtë vit projektin "Punësim veror sezonal", për të gjithë studentët që plotësojnë kriteret e nevojshme. Deri tani janë përzgjedhur 30 kandidatë, ndërsa procesi i aplikimeve nuk është mbyllur ende.
TIRANË- Bashkia e Tiranës ka hapur edhe këtë vit projektin "Punësim veror sezonal", për të gjithë studentët që plotësojnë kriteret e nevojshme.
Mësohet se procesi i aplikimit është ende i hapur edhe për të gjithë studentët që nuk kanë mbaruar ende vitin akademik, ndërkohë që bashkia gjatë muajit korrik ka shqyrtuar aplikimet dhe në mbështetje të kritereve të pranimit të përcaktuara në procedurat e zbatimit të projektit, po vijon me përzgjedhjen e aplikantëve.
Momentalisht, numri i aplikantëve të përzgjedhur është rreth 30 të rinj nga universitete publike dhe private, por procesi ende vijon.
Kandidati që kërkon të ndjekë projektin “Punësimi veror sezonal” duhet të përmbushë disa kritere: të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar për dosjen e tij aplikuese; duhet të ndjekë studimet në vitin e tretë a të katërt të fakultetit, ose të ketë jo më shumë se 1 vit që e ka mbaruar atë.
Dokumentacionet që duhet të dorëzohen pranë zyrës së pritjes së publikut janë; formular i plotësuar i kërkesës, CV; listë notash; vërtetim nga fakulteti ku studion ose fotokopje të diplomës dhe dorëzimin e esesë me temë: “Ja përse duhet të marr pjesë në këtë projekt”. (e.n/ata/BalkanWeb)