Vera në Durrës, hapen zyrtarisht "dyert" e plazhit
Çelet sezoni turistik në plazhin e Durrësit, më shumë fonde për infrastrukturën turistike. Një varg aktivitetesh në rërë dhe në det, si dhe një program artistik kanë çelur zyrtarisht sezonin e pushimeve buzë Adriatikut, ndërkohë që pushuesit kanë disa javë që e kanë bërë këtë. Sezonin turistik e deklaroi të hapur kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili tha se turizmi është një prioritet i bashkisë që ka akorduar këtë vit dy herë më shumë fonde se vitin e kaluar për këtë sektor: "Turizmi mbetet promotori i zhvillimit ekonomik ndaj meriton vëmendjen e të gjithëve për të punuar sa më shumë në përmirësimin e infrastrukturës së këtij sektori kaq të rëndësishëm." Sipas Dakos, Durrësi këtë verë paraqitet me një infrastrukturë të përmirësuar ndjeshëm dhe me shumë aktivitete kulturore dhe artistike të niveleve kombëtare e ndërkombëtare. Ndërkohë, agjencitë e ndryshme turistike e kanë futur Durrësin në programet e tyre dhe në itineraret e kroçerave. Këtë vit, bashkia e qytetit deklaroi se ka akorduar në buxhetin e saj dy herë më shumë fonde për turizmin se vitin e kaluar, në mënyrë që ky sektor të ketë një ecuri cilësore në zhvillimin e tij, duke pretenduar t‘u ofrojë pushuesve vendas dhe të huaj jo vetëm detin, por edhe kulturën e vlerat historike të një prej qyteteve më antike të Ballkanit.
Krahas objekteve të shumta arkeologjike, qyteti i Durrësit ofron dhe shumë objekte të tjera historike dhe kulturore me rëndësi për t‘u vizituar. Në tërësi, ky qytet përbën një ansambël shumë të rëndësishëm historik dhe kulturor të Shqipërisë. Ndonëse Durrësi përballet ende me një sërë problemesh gjatë verës së nxehtë, për kryebashkiakun durrsak turizmi tashmë në këtë qytet nuk është thjesht një perspektivë, por një realitet që preket çdo ditë: "Rritja e turizmit do të jetë e drejtuar dhe e mbështetur nga një marketing i ndërgjegjshëm, nga një plan krijues i produkteve, nga një infrastrukturë e përshtatshme, nga burime njerëzore të cilësisë së lartë dhe nga një "klimë biznesi" e turizmit me rregulla të qarta loje dhe me struktura të përshtatshme për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë të saj". Ditën e djeshme të rinj e të reja të pranishëm në këtë çelje të sezonit ndoqën programin artistik dhe u bënë pjesë aktive e veprimtarive të shumta të organizuara në rërë dhe në det me këtë rast.