Vera start përcëllues, ja si duhet të ruhemi nga vapa
shënuar në fundjave vlera deri ne 36 gradë celsius në zonat e ulëta dhe ato bregdetare. Por këto temperatura do të ndihen më të larta nga qytetarët krahasuar me ato që parashikohen. Ndonëse një pjesë e mirë e qytetarëve do ti drejtohen plazheve apo pishinave për të zbutur disi ndjesinë e temperaturave të larta, ndërkohë mjekët rekomandojnë që qytetarët të kenë kujdes pasi ato shkaktojnë probleme të shumta në shëndet si tek të vegjlit ashtu edhe tek ata me probleme kardiake. Ndaj si në çdo sezon veror këshillohet të evitohen orët e pikut. Ndërsa termometrat tregojnë çdo ditë temperatura të larta dhe meteorologët konstatojnë se një situatë e tillë do të vazhdojë edhe në ditët që vijojnë, specialistët japin këshillat për të mbrojtur shëndetin nga vapa. Me rikthimin e temperaturave të larta mjekët tërheqin dhe një herë vëmendjen, sidomos për moshat në rrezik, për të respektuar këto rregulla të thjeshta dhe mjaft efikase që shmangin pasojat shëndetësore nga i nxehti. Pasojat më të shpeshta që mund të vijnë si rezultat i temperaturave të larta janë: Goditja nga dielli si rezultat i qëndrimit të gjatë nën rrezet e tij; Djegia e lëkurës nga rrezatimet e forta diellore, si edhe kanceri i lëkurës; Intoksikacionet për shkak të ushqimeve; Rëndimi i disa sëmundjeve të zemrës e tensionit. Goditja nga dielli manifestohet me: djersitje, humbje të lëngjeve të organizmit, dhimbje koke, marrje mendsh, ulje të presionit të gjakut, rënie të aftësive mendore e fizike. Për të evituar një goditje të tillë, specialistët këshillojnë të: Evitoni qëndrimet për një kohë të gjatë në diell; Evitoni lëvizjet gjatë orëve 11-14 të mesditës kur rrezet e diellit janë më të forta; Përdorni çadra dhe kapele, kur ju duhet të lëvizni gjatë ditës; Vishuni sa më lehtë, përdorni veshje pambuku; Pini sa më shumë lëngje; Gjatë ditës freskohuni herë pas here me ujë; Frekuentoni plazhet. Për ata që frekuentojnë plazhet: Ekspozohuni gradualisht në diell dhe jo menjëherë; Përdorni kremrat mbrojtës të lëkurës; Qëndroni nën çadra; Pini sa më shumë lëngje. Ndërsa për helmimet ushqimore mjekët këshillojnë të lani me ujë të pastër e të rrjedhshëm të gjitha frutat dhe zarzavatet. Gjithashtu produktet ushqimore duhet të ruhen në vende të freskëta dhe të konsumohen ushqime të sapopërgatitura. Të sëmurët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme të zemrës e të tensionit duhet të jenë të kujdesshëm e të konsultohen herë pas here me mjekun specialist.