Liverpuli kërkon zyrtarisht Huan Vargasin
Liverpuli është në kontakte me Fiorentinën për transferimin e Huan Manuel Vargas. Mediat italiane shkruajnë se Vargas ka qenë objektiv i një numri të madh ekipesh këtë verë, edhe pse klubi nga Serie A dëshiron ta mbajë atë. Por Liverpuli është ekipi i fundit i cili synon të transferojë 28-vjeçarin. Redsat tashmë kanë kontaktuar me klubin vjollcë për ta shprehur interesimin. Sidoqoftë nuk pritet ndonjë arritje e marrëveshjes me vetëm edhe një ditë në dispozicion për kompletimin e transferimit.