Vërejtje ndaj sistemit gjyqësor

Lëvizja FOL sot ka debatuar për punën njëvjeçare të institucionit të Avokatit të Popullit, bazuar në raportin vjetor 2008-2009. Debati u organizua me qëllim të diskutimit të gjerë për punën e këtij institucioni dhe koordinimin apo mbështetjen që ka ky institucion nga institucionet e tjera të vendit.
Raporti i Avokatit të Popullit thekson se numri më i madh i ankesave të qytetarëve ka të bëjë me sistemin gjyqësor të Kosovës, ankesa për mosekzekutim të vendimeve të gjykatave, zvarritje të mëdha të procedurave gjyqësore dhe për korrupsion real ose të perceptuar në tërë sistemin gjyqësor.
“Raporti i institucionit të Avokatit të Popullit vë në pah tri fusha kryesore në të cilat qytetarët më së shumti i drejtojnë ankesat: 1) ankesat për gjyqësorin; 2) ankesat për administratën publike në nivel lokal dhe qendror, si dhe 3) ankesat për të drejtat ekonomike dhe sociale”, u shpreh zëvendësi i Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari.
Ai më tej tha se qytetarët drejtojnë shumë ankesa në gjykata për shkak të mosfunksionimit efikas të administratës publike dhe kjo paraqet probleme edhe në tej ngarkimin e gjykatave me lëndë. Për këtë, institucioni i Avokatit të Popullit ka rekomanduar që të krijohet Gjykata Administrative.
Sipas Jasharit, arritja më e madhe është kategorizimi i këtij institucioni si detyrim kushtetues, si dhe miratimi i Ligjit për Avokatin e Popullit. “Mirëpo disa rekomandime tona nuk janë marrë parasysh, gjë që paraqet një sfidë të madhe për funksionimin e këtij institucioni”, u shpreh më tutje Jashari.
Ky debat realizohet në kuadër të projektit "Fuqizimi i dialogut trekëndor kundër abuzimit të autoritetit publik ndërmjet Avokatit të Popullit, Kuvendit të Kosovës dhe shoqërisë civile", i mbështetur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.