Rrufeja mbyti kafshët
Në Komunën e Haracines në vendbanimin Orllance, rrufeja ishte e kobshme për një pronar delesh.
Autoritetet komunale në krye me kryetarin Bastri Bajramin dhe prezencën e mediave panë për së afërmi këtë gjendje në fshatin Orllance-Komuna e Haracines.
"Nuk di çka të them siç po e shihni edhe vet këtë gjendje, rrufeja dje ishte e pamëshirshme dhe qëlloi mbi këtë tufë delesh. Humbjet janë të mëdha dhe nga institucionet përkatëse nuk kemi asnjë vizitë deri me sot. Lusim që të na vizitojnë sepse këto humbje janë të mëdha, ndërsa nga këto siguronim kafshatën e gojës", theksoi Xhevat Kadriu pronar i deleve.
Bilanci i kësaj humbje është 54 copë të ngordhura dhe 7 të lënduara.