Lejohet qarkullimi i automjeteve të rënda
Ministria e Transportit dhe e Postë- Telekomunikacionit (MTPT) ka pezulluar përkohësisht urdhëresën për ndalimin e qarkullimit të automjeteve më të rënda se 12,5 tonë nëpër rrugët magjistrale dhe rajonale të Kosovës.
Vendimi erdhi pas uljes së temperaturave.
MTPT njofton se deri në një vendim tjetër, qarkullimi i të gjitha automjeteve do të zhvillohet i lirë dhe pa kufizime në të gjitha akset rrugore të vendit.
Ditë më parë me qëllim të mbrojtjes së rrugëve nga peshat e rënda gjatë kohës sa mbretërojnë temperatura të larta, Ministria e Transportit pati marrë vendim që nga ora 8 deri në 20, nëpër rrugët magjistrale të ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda mbi 12.5 tonë.