E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhbogar vizitë zyrtare në Maqedoni

Ministri i jashtëm slloven, Samuel Zhbogar sot mbërrin në Shkup për vizitë dyditore, për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe njohjen e zhvillimeve politike.

Zhbogar është ftuar për vizitë me ftesë të homologut të tij Antonio Milloshoski. Shefi i diplomacisë sllovene do të takohet edhe me presidentin Gjorgje Ivanov dhe kryeministrin Nikolla Gruevski.

Në këto takime pritet të bisedohet për marrëdhëniet dypalëshe, eurointegrimet dhe situatën në rajon. Zhbogar gjatë vizitës do të takohet edhe me liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski dhe ate të BDI-së, Ali Ahmeti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›