E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verilindja përfshihet nga reshje bore

Megjithëse kanë rënë me intensitet që në orët e para të mëngjesit, gjer më tani nuk është krijuar ndonjë trashësi e madhe. Në zonat rurale trashësia e dëborës ka arritur deri në 15 centimetra.

"Pavarësisht reshjeve të borës të gjitha akset kryesore rrugore janë të kalueshme, ndërsa është e domosdoshme përdorimi u zinxhirëve", thotë përgjegjësi i zyrës së emergjencës civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema. 

Nga reshjet janë bllokuar disa fshatra në rrethin e Kukësit, si Grykë Çaja, Zapodi dhe Arrni. Reshjet po vazhdojnë të bien me intensitet. Për mbajtjen nën kontroll të situatës janë vënë në përdorim 5 borëpastruese, 3 buldozerë, kamionë etj, që po hedhin në akset kryesore rrugore kripë e skorje.

Reshje bore ka pasur edhe në rrethin e Tropojës, megjithatë rrugët nacionale janë të hapura. Trashësia e dëborës në qytetin e Bajram Currit nuk i kalon të 5 centimetrat, ndërsa në zonat rurale arrin në rreth 15 centimetra. Një fshat në rrethin e Tropojës ndodhet pa energji elektrike prej ditësh për shkak të djegies së transformatorit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2010-12-27 10:44
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›