E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëbora, ja rrugët ku kalohet me vështirësi

Sipas të dhënave, në dhjetëra rrugët qarkullohet ende me vështirësi, ku është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve. Më poshtë po paraqesim gjendjen e rrugëve në shkallë vendi:

Në qarkun Kukës:
1.    aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë,
2.    aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3.    aksi B.Curri – Qafë Morinë i  kalueshëm me zinxhirë,
4.    aksi B.Curri – Fierz i kalueshëm me zinxhirë,
5.    aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm,
6.    aksi Krumë – B. Curri  i pakalueshëm,
7.    aksi Krumë – Qafë Prushi i kalueshëm me zinxhirë,
8.    aksi Kukës - Topojan  i kalueshëm me zinxhirë,
9.    aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
10.    aksi Shëmri – Qafë Shllak i pakalueshëm,
11.    aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm.
Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat  janë më të ulëta se dje dhe reshjet e dëborës me më pak  intensitet në Has dhe Tropojë, por me ere të fortë. po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:  
1.    aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë,
2.    aksi rrugor Klos – Burrel - Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë,
3.    aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
4.    aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5.    aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
6.    aksi Peshkopi – Muhurr – Arras  i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
7.    aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i kalueshëm me zinxhirë,
8.    aksi Stëblevë – Librazhd  i pakalueshëm,
9.    aksi Arras – Lurë i pakalueshëm.
Temperaturat  janë më të ulëta se dje,  reshjet e  dëborës me më pak intensitet dhe në zonat e thella. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
1.    aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm, por ka ngrica,
2.    aksi  rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm, por ka ngrica,
3.    aksi Qaf Çelë - Pukë -  Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
4.    aksi Fushë Arrës -  Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
5.    aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal i kalueshëm me zinxhirë,
6.    aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm, por ka ngrica,
7.    akset Koplik – Razëm i kalueshëm me zinxhirë,
8.    akset Bogë – Theth dhe Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
9.    akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,
10.    aksi Qafë Mali – Dardhë - Fierz i pakalueshëm,
11.    aksi Fushë Arrës – Iballë i  pakalueshëm.
Temperaturat  janë më  të ulëta sot dhe reshjet e  dëborës bien me më pak intensitet në Pukë dhe Malësi të Madhe. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:
1.    aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm pa zinxhirë me vështirësi,
2.    aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës  i kalueshëm me zinxhirë,
3.    në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Po punohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës dhe skorjeve, sidomos në autostradë.

Në qarkun Tiranë:
1.    në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë
2.    në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë

Në qarkun Elbasan:
1.    aksi Librazhd - Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
2.    aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm,
3.    aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:
1.    aksi rrugor  Kapshticë -Korçë   - Qafë Thanë i  kalueshëm pa zinxhirë,
1.    aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë janë të kalueshme me zinxhirë,
2.    aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë.
Temperaturat  janë më të ulëta sot dhe reshjet e dëborës me më pak intensitet dhe në zonat malore. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:
1.    aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:
1.    aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2.    aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3.    aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4.    aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës i kalueshëm pa zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:
1.    në segmentin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.

/Start/

                                                                                             2012-02-06 10:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›