Olso, rezulton fals alarmi për bombë
Alarmi i përhapur për një tjetër bombë në stacionin e trenit të Oslos ka rezultuar fals. Për rreth tre orë kjo zonë është evakuuar pas gjetjes së një valixheje të braktisur.
Policia lokale ka konfirmuar se nga kontrolli i saj ka rezultuar se nuk është gjetur asgjë dyshuese. Valixhja ishte lënë në një prej autobusëve që lëvizte në këtë zonë dhe menjëherë policia filloi verifikimin për përmbajtjen e saj.
Tashmë pasagjerët mund të lëvizin të lirë në këtë zonë. Disa ditë më parë, 76 persona mbetën të vrarë gjatë dy sulmeve në Oslo dhe Utoya, autori i të cilave ishte një ekstremist i djathtë. Më herët avokati i 32-vjeçarit, Anders Behring Breivik konfirmoi se klienti i tij ka përmendur sulme të tjera në centralet bërthamore në Zvicër.