Veriu nuk paguan energjinë, CEZ shkon në prokurori

Shkak për të është papunësia, ekonomia e dobët dhe te ardhurat shumë të pakta, kjo gjendje sa vjen dhe thellohet më shumë. Konsumatoret familjare janë më të shumtit që nuk paguajnë në shlyerjen e faturave. Sipas burimeve të prefekturës së Kukësit, në Kukës vetëm 8 për qind e tyre shlyejnë rregullisht detyrimet për konsumin e energjisë.
Por gjithashtu edhe konsumatori biznes duket në gjendje të dobët, ku 75 për qind nuk i paguajnë faturat, duke i ndjekur me pas edhe institucionet shtetërore. Kështu, në rrethin e Kukësit konsumatorët familjarë paguajnë vetëm pak më shumë se 4 për qind, nga 12 për qind që ishte niveli i arritur në 2010-n, ne Has12 për qind e familjeve paguajnë faturat e energjisë, kurse në Tropojë vetëm 3 për qind.
Një pjesë e madhe e popullsisë në veri nuk paguan energjinë elektrike për vite me radhe, kjo gjë ka shtyre dhe kompaninë që të çoj një listë të tyre në prokurori./L Ferhati/Start/
2011-09-30 09:39