"Lucia di Lammermoor" korr sukses absolut
"Lucia di Lammermoor" nje nga operat dramatike, perfaqesuese e bel-kantos italiane, kompozuar nga Gaetano Donizetti me regji te italianit Nicola Zorzi, duket se ka arritur nje sukses absolut te shtunen ne mbremje teksa eshte shfaqur premiere ne skenen e Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit ne Tirane. Vepra e Donizettit, e konsideruar si nje kryeveper e melodrames, ku perfshihen te gjithe elementet tipike te romanticizmit eshte duartrokitur nga publiku qe kishte mbushur sallen tradicionale ne Teatrin e Operas. Gjate te gjithe shfaqjes u vu re nje bashkepunim i shkelqyer midis kengetareve shqiptare dhe atyre italiane; Oriana Kurteshi, Gianluca Terranova, Francesca Micarelli, Marco Camastra, Cristiano Oliveri, Erlind Zeraliu, Marjana Leka, Ylber Gjini, Vikena Kamenica, Rudi Sata, Armando Lika qe shoqeroheshin nga kori dhe Orkestra Simfonike e TKOB dhe e studenteve te Akademise se Arteve nen dirigjimin e Dritan Lumshit.
Regjisori Nicola Zorzi u shpreh dje per Atsh-ne se "opera ishte komplekse dhe e veshtire, nderkohe qe kengetaret deshmuan aftesi vokale". "Gjuha e muzikes ishte e lidhur ngushte me gjuhen fizike, gjestet dhe levizjet trupore", tha ai.
Ndersa sopranoja shqiptare Oriana Kurteshi, protagoniste kryesore e vepres ne rolin e Lucias jo pa emocione u shpreh se ndihej e lumtur qe rindodhej ne kete skene ku kishte nisur karrieren. "Rolin e realizova me sukses me mbeshtetjen e nje publiku te mrekullueshem qe me dhuroi duartrokitje te cilat me mungonin prej vitesh", cilesoi artistja prej vitesh jeton dhe ushtron aktivitetin e saj si artiste ne Itali.
Solisti Erlind Zeraliu, i cili kohet e fundit ka spikatur ne interpretimin e nje seri veprash te repertorit te arte boteror tha se, "eshte nje kenaqesi e madhe te interpretosh ne nje kryeveper boterore si "Lucia di Lammermoor" dhe aq me teper ne venien e saj te e pare ne skene e TKOB. Ne interpretimin e Normannon, nje nder rolet me te rendesishem te vepres, pata emocion por provat intensive na dhane siguri shume te madhe. Opera ishte mjaft e veshtire, ajo kerkon nje vokal dhe teknike shume te pergatitur. Mendoj se e realizuam me sukses", u shpreh ai.
Kurse artistja Nina Mula vleresoi se ndoqi "skena te bukura me interpretim shume te mire". Ndersa shtoi: "E vleresoj si nje nga shfaqjet me te bukura dhe me te arrira profesionalisht".
Ku dhe si zhvillohen ngjarja
Ngjarja zhvillohet ne Skoci ne fund te shek te XVI-te ne keshtjellen e Ravenswood. Vepra tregon historine e dy te rinjve qe dashurohen, por qe jane nga dy fise qe urrehen. Nje varr xhelozie paralajmeron gjemen, por Lucia di Lammermoor nuk heq dore nga dashuria per te riun Edgard. Ndersa vajza perfundon e cmendur dhe vetevritet nga nje dashuri e mohuar, i riu perfundon ditet e tij, mbi varrin e saj.
Nje kryeveper
''Lucia di Lammermoor'' e kompozuar nga Gaetano Donizetti, konsiderohet si nje kryeveper e melodrames, ku perfshihen te gjithe elementet tipike te romanticizmit: dashuri e kundershtuar dhe e pamundur, rivaliteti i papajtueshem mes familjeve, ndarja me ane te mashtrimit, martesa e detyruar, vrasja, deliri, cmenduria dhe ne fund, vdekja ne atmosferen e alucinacioneve.
Kur shfaqet
Opera "Lucia di Lammermoor" u shfaq mbreme per publikun kryeqytetas dhe do te vijoje dhe ne datat 4 dhe 5 nentor. Kjo veper do te shfaqet edhe ne daten 22 nentor ne kuader te festimeve "55 vjet opera" ne skenen e TKOB.