Shihemi në vjeshtë
Institucionet e vendit u kanë ofruar të martën informacionet e tyre për të arriturat në vend zyrtarëve të Komisionit Europian, institucion ky që do të vlerësojë progresin e arritur në Kosovë për vitin 2010.
Për këtë, nga Brukseli të martën në Prishtinë ka arritur Lawrence Meredith, Shef i Njësisë për Kosovën në Komisionin Europian, i cili bashkë me Renzo Daviddi’in, Shef i Zyrës Ndërlidhëse të KE’së, kanë marrë informacionet e ofruara nga Ministri i Integrimeve, Besim Beqaj.
Komisioni Europian në raportin e vitit të kaluar kishte vlerësuar se ngecjet kryesore në zhvillimin e Shtetit të Kosovës kanë të bëjnë me prokurimin publik, mungesën e reformave në drejtësi, si dhe shkallën e lartë të korrupsionit, krimit të organizuar dhe mungesës së sundimit të ligjit në Veri të Kosovës. Zyrtarë të institucioneve të vendit kanë thënë se pikërisht në këto fusha kanë bërë përmirësime.
Ministri i Integrimeve Europiane, Besim Beqaj, i cili është edhe koordinator i institucioneve të Kosovës me Komisionin Europian, ditë më parë kishte paralajmëruar se Kosova do të japë edhe vlerësime shtesë deri në fillim të tetorit.
Të martën pas takimit me Meredith dhe Daviddi’n, Beqaj ka thënë se në Kosovë janë shënuar “lëvizje të mira” edhe në luftën kundër korrupsionit.
“Është konsideruar gjithashtu se ka një lëvizje të mirë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përmes mekanizmave që janë krijuar”, ka thënë Beqaj.
Institucionet e vendit kohëve të fundit kanë thënë se janë vënë në ballë të luftës antikorrupsion.
Veprimet e fundit të EULEX’it dhe deklaratat e liderëve kosovarë po ashtu janë interpretuar si një përpjekje e këtyre të fundit që raporti i progresit të dalë sa më pozitiv.
Po kujt do t’i përshkruhet lufta kundër korrupsionit në këtë raport?
Ministri Beqaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është në ballë të kësaj beteje.
“Unë mendoj se çështja kush është prijetar dhe nismëtar është thënë edhe më herët në qëndrimet e Qeverisë. Qeveria e Kosovës dëshiron të jetë në ballë të tyre dhe e përkrahur nga të gjithë mekanizmat ndërkombëtar që e forcojnë funksionimin e rendit dhe ligjit në Kosovë”, ka thënë ai
Kështu është shprehur edhe Shefi i Zyrës Ndërlidhëse Europiane, Renzo Daviddi.
“Mendoj se EULEX’i ka mandatin për të monitoruar dhe mentoruar. Kjo luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është mjaft shumë në duart e autoriteteve natyrisht me ndihmën dhe përkrahjen e institucioneve, natyrisht dhe me ndihmën e EULEX’it”, ka thënë ai.
Shefi i Njësisë për Kosovën në Bruksel, Lawrence Meredith ka thënë se informatat që ka marrë nga institucionet e vendit janë të rëndësishme për përpilimin e raportit përfundimtar.
Ai nuk ka dashur të thotë nëse në Kosovë janë shënuar të arritura nëse bëhet krahasimi me raportin e vitit të kaluar.
“E kam marrë dokumentin 10 minuta më parë. Por ky është një element i rëndësishëm, të cilin do të marrim parasysh në vlerësimin tonë”, ka thënë ai.