Kolegji Zgjedhor vendos ndarjen e vendeve ne Keshillin Bashkiak te Tiranes
Ne Shqiperi Kolegji zgjedhor mori sot vendim lidhur me ndarjen e vendeve ne Keshillin Bashkiak te Tiranes duke mbyllur keshtu edhe odisene gjyqesore te procesit zgjedhor te 8 majit.
eshtja e ndarjes se mandateve te Keshillit Bashkiak perfundoi ne kolegj pasi ne Komisionin qendror te Zgjedhjeve nuk u arrit dot numri i 5 votave ne favor. Ne Keshillin e ri koalicioni i udhehequr nga Partia Demokratike do te kete 28 vende nje me shume se ai i se majtes.
Po sot edhe zoti Lulezim Basha mbylli edhe nje tjeter hallke proceduriale drejt zyres si kryebashkiak i Tiranes. Gjykata i dha atij vertetimin e mandatit. Tanime ka mbetur vetem plotesimi i procedurave te tjera qe lidhen me kostituimin e Keshillit Bashkiak betimin e anetareve te tij si dhe te zotit Basha si kryebashkiaku i Tiranes per kater vitet e ardhshme. Gara ne kryeqytet per me shume se dy muaj u shoqerua me tensione te forta politike. Opozita e kundershtoi hapur procesin duke akuzuar te djathten per manipulime dhe grabitje te mandatit te kryebashkiakut.