E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veshjet, stili afrikan, te joshes me egersi



Argëtimi dhe veshjet e çmendura këtë verë nuk njohin kufij. Përveç të nxehtit të verës, stilistët kanë menduar që këtë verë të sjellin detaje dhe veshje të Afrikës së largët për një pamje sa më origjinale dhe komode. Shumë persona janë afeksionuar pas stileve të ndryshme, paska të çudishme për vendin ku jetojmë, por jo krejt të panjohura nëse nisemi të komentojmë revistat e fundit të modës. Figurat më të njohura të modës dhe spektaklit kanë qenë të parët që guxuan të provonin veshjet e reja dhe stilet plot jetë, e më pas imitime të këtyre veshjeve u përodorën edhe më gjerë. Por cila do të jetë tendenca e veshjeve për këtë vit? Nga janë frymëzuar stilistët për të realizuar koleksionet e tyre për verën 2009? Mos u çudisni, bëhet fjalë për Afrikën! Detajet më interesante të kësaj kulture janë: ngjyrat e qarta dhe të egrra, materialet e thjeshta të natyrës si druri por edhe pritnimet origjinale të kafshëve dhe zvarranikëve. Për vite me radhë këto detaje nuk janë përfilluar pothuajse fare nga adhuruesit e modës, duke preferuar më tepër materialet një ngjyrëshe dhe metalet e shtrenjta si platini apo floriri. Mbajeni mend: pamje e shkujdesur, shuëm byzylykë në pulse, veshje etike mes të cilave mund të përfshihen copa me printime kafshësh apo lëkurë kafshësh, sandale të thjeshta dhe materiale sa më natyrale. Një këshillë për flokët do të ishte: sa më shumë gërsheta, që stili juaj të jetë sa më origjinal. Në këtë mënyrë lejoni të dalë në pah ana juaj më e egërr. Braktisni teknikat dhe veshjet e ndërlikuara dhe kujtoni se çdo femër është e bukur sepse është vetvetja.
Visheni trupin me ngjyra
Një fustan i gjatë por tepër praktik do të ishte perfekt për ditët e nxehta të verës. Ai mund të vishet paradite për një shëtitje buzë pazhit, por edhe në mbremjet e frekëta në shoqëri të miqve tuaj. Materilet e përdorura për realizimin e këtyre fustanëve janë copat e holla e delikate, të cilat ju bëjnë të ndiheni sa më freksët. Ngjyrat harmonizohen në mënyrë perfekte me njëra tjetrën, tone të ëmbla dhe plot jetë kombinohen për të dhuruar një pamje mbresëlënëse. Kështu, jëshilja kombinohet butësisht me blunë dhe elementet e të verdhës për t’u finalizuar me një rrip prej cope që vendoset poshtë belit. Fustane të tjera të realizuara bukur janë edhe ato me gjatësi deri te gjuri dhe kombinime të ngjyrave: vishnje, lejla, gri dhe kafe.
Sandale të sheshta dhe perla shumëngjyrëshe
Është pothuajse i pashmangshëm përdorimi i sandaleve me taka e në të njëjtën kohë, i nxehti që vështirëson ecjen dhe na bën të ndihemi jokomode. Për më shumë prakticitet janë ideuar sandalet e sheshta, tepër të thjeshta e të bukura në të njëjtën kohë. Ato janë të përbëra nga lëkura e hollë e rezistente për rripar si dhe pjesa e sipërme e tyre është zbukuruar nga perl të vogla me ngjyra bojëqielli, bezhë, të zezë dhe lejla. Këto sandale mund të vishen si me fustanët e gjatë ashtu edhe me fustanët e shkurtër. Ajo që duhet të kihet parasysh në këto raste është se duhet të bëhet kujdes me kombinimin e ngjyrave të sandaleve dhe aksesorëve të tjerë.
Të joshësh me egërsi
Stampimet e kafshëve nuk mund të mungonin në modelimet e veshjeve intime të cilat më mirë se çdo gjë tjetër kanë nevojë për më shumë kujdes dhe origjinalitet. Më të preferueshme për stilistët këtë vit janë stampimet e zebrës dhe pitonit si dhe ngjyrat e akullta dhe të ngrohta në të njëjtën kohë. Tone të lejlasë janë kombinuar bukur me grinë e cila shoqëron edhe ngjyrat e tjera si rozën, bëzhën dhe të bardhën. Për realizimin këtyre veshjeve speciale kompanitë e ndryshme të modës ka përdorur materialet delikate dhe komode.
Aksesorë me materiale primitive
Një rëndësi e veçantë për këtë stinë u është kushtuar aksesorëve të cilët vijnë natyrshëm për një luk trendi dhe bashkëkohor. Kapele me stampime kafshësh dhe kombinime ngjyrash të kafes, bezhës dhe të bardhës për t’u përdorur gjerësisht paradite por edhe pasdite me një veshje më fine. Një tjetër detaj që nuk mund t’i mungojë garderobës suaj është edhe çanta. E rëndësishme është që ajo të kombinohet me sandalet ose aksesorë të tjerë si varse apo vëthë. Maksimumi i elegancës vjen me stampime pitoni në rozë. Kjo ngjyrë e ëmbël ndërthuret në mënyrë harmonike me ngjyrën pana të dorezave dhe rripit mbyllës. Vëshjes suaj verore nuk mund t’i mungojë byzylykët me material druri ku ngjyra, kafe dhe pana e bëjnë këtë aksesor mjaft origjinal dhe trendi.Këta byzylykë me detaje të florinjta mund të mbahen si në kyçin e dorës ashtu edhe sipër mëngëve të këmishave me ngjyra të çelëta dhe materialeve të lehta. Për vëthët është menduar një tjetër ide intersante e cila i shkon për shtat edhe veshjes me motive afrikane. Vëthët për këtë stinë do të jenë jenë në modë me pendë shumëngjyrëshe ku dominon kafja dhe e bardha. Për një pamje më të egër, shtoni një palë syza me stampime kafshësh dhe ngjyra blu me kafe.

20 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›