Veshtiresite e transportit, rrezikohet mesimi
Reshjet e debores duket se do te ndikojne edhe ne procesin e mesimdhenies. Shume zona rurale dhe malore pritet te mos zhvillojne mesim, pasi drejt tyre nuk mund te udhetojne mjetet per transportin e mesuesve. Por edhe vete femijet jane te rrezikuar dhe nuk mund te udhetojne neper shtigje te mbuluara me bore, e cila shpesh u arrin deri tek canta e shpines. Megjithate, Drejtoria Arsimore nuk ka leshuar asnje urdherese per nderprerjen e mesimit. Ne mjaft shkolla ka probleme edhe me ngrohjen. Nderkohe kane nisur shenjat e para te problemeve te furnizimit me ushqime per njerezit dhe blegtorine. Mbreteria e bardhe eshte shoqeruar edhe me temperatura shume te uleta. Ne zonat malore termometri ka shkuar ne minus 10-15 grade, ndersa ne qytetin Elbasan nga 0 deri ne minus 3 grade.