E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujqerit dhe arinjte, armatosen fermeret

Ngricat dhe debora duket se ka veshtiresuar jeten e kafsheve te egra ne zonat malore te prefektures se Elbasanit. Sipas te dhenave, ne disa fshatra te Gramshit dhe te Librazhdit jane konstatuar kafshe te egra, si ujqer dhe arinj, te cilet kane kryer vizitat e rastit neper kasollet e fermereve. Ne Porocan te Gramshit ka njoftime se ujqerit kane demtuar 5 krere te imta. Ndersa ne Rrajce dhe Stravaj egersirat kane sulmuar kasollet e bagetive. Arinjte e kane pasur me te lehte per te siguruar ushqim. Ata kane shqepur disa koceke misri dhe dritherash ne zonen e Shpatit dhe kane rrafshuar disa ara me miser ne fshatrat e Librazhdit. Egersira ka shkaktuar demtime edhe ne disa drufrutore. Banoret e fshatrave te thelle malore jane organizuar per t’i bere balle sulmit nga kafshet. Ne disa prej tyre jane ngritur skuadrat e mbrojtjes, te cilat jane pajisur me cifte dhe arme gjahu. F. S.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›