E Diel, 1 Nëntor 2026

Veshtiresite e veriut serbet nuk paguajne taksat e tatimet

 Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon të hasë vështirësi në mbledhjen e tatime nga shumica e pjesëtarëve të komunitetit serb. Ndonëse në komunat në brendi të Kosovës situata paraqitet më e mirë dhe vërehet një rritje graduale e numrit të serbëve që paguajnë taksat dhe tatimet, situata paraqitet krejt ndryshe në veri.
“Ne kemi realizuar një plan si t’ju qasemi tatim paguesve të komunitetit serb. Në brendi të Kosovës ne vetëm kemi bërë hapa në këtë drejtim, kemi rekrutuar stafin në Graçanicë, Shtërpcës apo edhe në rajonin e Gjilanit. Në rajonin e Mitrovicës ne kemi rekrutuar stafin prej 8 inspektorësh, jemi të përgatitur për trajnime në gjuhën serbe dhe në momentin e parë që do të krijohen kushtet ne do të krijojmë një qasje më të madhe. Ne edhe tash kemi kontakte me tatimpaguesit edhe në pjesën veriore por në numër më të vogël”- tha drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Behgjet Haliti.

Por, edhe pse pjesa në e madhe e serbëve në veri të Kosovës refuzon të paguajë detyrimet tatimore, ka dhe nga ata që i shlyejnë ato. Këta tatim- pagues janë kryesisht biznese që bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës apo edhe biznese në Prishtinë, që në njëfarë mënyre janë të kushtëzuar të shlyejnë detyrimet ndaj shtetit. 

Administrata Tatimore e Kosovës në 8 muajt e fundit ka mbledhur 174 milionë euro, ose rreth 20 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë. 

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›