Ndryshimi ne kod Alibeaj Drejtesi per partite e vogla

Proporcionali kombëtar do t’i japë drejtësinë e munguar partive të vogla, të lëna me ligj jashtë parlamentit 3 vite më parë. Enkeled Alibeaj, deputeti i maxhorancës e sheh si një zgjidhje optimale reformimin e kodit zgjedhor, e konkretisht ndryshimin e sistemit me bekimin e deklaruar të të 2 partive kryesore.
“Fakti që iu la kjo hapësirë kaq e madhe partisë Socialiste dhe ajo e testoi dhe eksperimentoi këtë lloj sistemi të ri elektoral, ndoshta pati një lloj problematike apo një lloj “rënie në qafë” partive të vogla. Tashmë për partinë Demokratike mund të them me plotë gojën që zgjedhja më e mirë në sistemin eventual që mund të krijohet për përfshirjen e të gjitha partive të vogla. Kjo për qëllimin e thjeshtë dhe vetëm që vota e çdo qytetari edhe kur kjo shkon për partinë më të vogël, për partinë periferike nëse më lejohet të them kështu, do të marrë vlerë. Nëse edhe opozita ka ardhur në këtë pikë edhe kjo është një gjë tepër pozitive”-tha Alibeaj.
Deputeti i maxhorancës, e sheh rikthimin e socialistëve sallën e kuvendit dhe të komisioneve pas 2 vitesh mardhenie të kufizuar me këtë institucion, si një dorëzim ndaj arsyes. Sipas tij, tashmë ëhtë koha të ndreqen gabimet.
“Ky nuk quhet dorëzim, por është e vërtetë që është një dorëzim ndaj arsyes, ndaj arsyes politike. Se sa do të zgjasë ky inspirim, shpresoj të jetë konstruktiv, i opozitës, nuk di të them. Megjithatë është një imperativ i ditës, i momentit votimi i të gjithë nismave ligjore të depozituara prej kaq kohësh në parlament”-theksoi ai.
Koha e mbetur nga progers raporti i radhës i Komisionit Europian, sipas Alibeajt mund të jetë shansi i opozitës për të kapur kohëmn e humbur. Ish-ministri drejtësisë thotë se jo gjithçka mund të konsiderohet e djegur në sytë e ndrëkombëtarëve, ndonëse ka mbetur vetëm një muaj kohë për opinionin e statusit të vendit kandidat.
Elona Gjylmi