Plani i ri urbanistik Basha Gati ne maj te 2012-es

Në maj të vitit të ardhshëm Tirana ,do të ketë gati planin e ri urbanistik , i cili i ka munguar kryeqytetit prej gati një dekade. Kështu është shprejur kreu i bashkisë Lulzim Basha, gjatë hapjes së debatit që do të zhvillohet për gati dhjetë muaj, për hartimin e planit. Basha tha se në hartimin e tij do të përfshihen edhe dokumentat apo projektet e miratuara më parë për Tiranën duke përfshirë këtu ndryshimet që do të shtrihen nga sheshi Skënderbej e deri tek akset e tjera rrugore, duke ndërhyrë në trafikun e rënduar e nga ana tjetër duke shtuar hapësirat e gjelbërta.
“Infrastruktura si unaza e madhe apo tramvaji do të mishërojnë edhe në planin e infrastrukturave risitë dhe ambiciet bashkohorë të qytetit tonë. Do të vazhdojmë t’ju informojmë edhe në orët apo ditët e ardhshme për veprimet që bashkia po planifikon dhe së shpejti do të nisë të ekzekutojë për të normalizuar situatën e komplikuar apo afër kolapsit në akse të ndryshme të qytetit në veçanti në qendër”-tha Basha.
Gjatë diskutimit, opinione të ndryshme kanë shafqur edhe akademikët e artistët. Ndërhyrja e menjëhershme në sheshin Skënderbej, sistemimi i ndërtimeve kanë qënë disa nga kërkesat kryesore për përfshirjen e tyre në këtë plan.
“Doja vetëm ta ngrija si një alarm imediat. Kjo lloj ngrirje, unë s’mund të them se çfarë do të jetë. Mbase do të na diktojë unaza e madhe, do të na diktojnë gjithë këto frymëmarrje që do t’i bëhen qytetit dhe një përceptim më të saktë të asaj që ne e quajmë sheshi i Tiranës”-tha Kujtim Çashku.
“Të shkojmë drejt një skeme e cila do ta shtrijë Tiranën përtej asaj skemës ose njollës tradicionale që ne kemi në mendjen tonë. Qoftë stacioni i Trenit, Zogu i Zi, Nënë Tereza, Kinostudio. Ato nuk janë më kufijtë e fundit të qytetit, por janë pjesët e pjesës qendrore të tij”-tha Besnik Aliaj.
Kryetari i bashkisë tha se shumë shpejt grupi i punës i përbërë nga arkitektë do të fillojë nga puna, ndërkohë që për të gjtihë ndërtuesit që do të jenë pjesë e këtij plani nuk do të përdoren mënyra selektive dhe korruptive.
Edlira Sulejmani