E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy te vdekur ne rruge per shkak te aksidenteve

Dy aksidente kane ndodhur diten e djeshme si pasoje e te cileve 2 persona kane mbetur te vdekur dhe 2 te tjere jane plagosur. Aksidenti i pare ka ndodhur ne vendin e quajtur Unaza e Re ne Shkoder kur nje automjet tip Mercedez-Benz qe drejtohej nga Elvis Z. ka dale nga rruga dhe eshte perplasur me murin e nje ndertese ne anen e rruges. Si pasoje e aksidentit ka humbur jeten 23-vjecarja Erona D. dhe jane plagosur Jonida D. 20 vjece dhe Elvina P. 21 vjece te tria pasagjere. Keto dy te fundit pasi kane marre ndihmen mjekesore jane larguar per ne shtepi. Sipas burimeve zyrtare policore mesohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dale nga rruga. Ndersa aksidenti i dyte ka ndodhur ne autostraden Tirane-Durres ne afersi te Vores. Sipas burimeve nje kalimtar teksa perpiqej te kalonte ne anen tjeter te rruges eshte nga nje makina. 62-vjecar ka gjetur vdekjen e menjehershme. Kalimtari kishte lene motocikleten e tij ne kahun tjeter te rruges dhe e kaloi betonin ndares te autostrades ne kembe per motive qe ende nuk dihen. Drejtuesi i automjetit gjate aksidentit ishte i shoqeruar nga familja e tij nderkohe qe policia ka shkuar ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te rrethanave te aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›