Bie nga ballkoni vdes 3-vjecari

Nje femije 3-vjecar ka rene aksidentalisht nga ballkoni i shtepise ku jetonte duke humbur jeten gjate kohes qe po dergohej per ne spital. Ngjarja e rende ndodhi pasditen e djeshme ne Mamurras ku femija me inicialet A. M. ka rene nga kati i dyte i ballkonit te shtepise. Pas incidentit i mituri eshte transportuar menjehere nga prinderit per ne Spitalin Ushtarak te kryeqytetit por ka humbur jeten gjate rruges si pasoje e plageve te renda qe kishte marre nga renia. Sipas burimeve policore renia e te voglit ka qene aksidentale dhe dyshohet se shkak ka qene humbja nga kontrolli i prinderve.