E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vështrim/Ideja e Rohrabacherit për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, e pazbatueshme

Deklarata e kongresmenit amerikanë, Dan Rohrabacher për shkëmbim territorësh me Serbinë, ishte sa e pabesueshme, aq edhe e befasishme. Opinioni ynë i gjerë e di se Rohrabacher me disa kongresmenë të tjerë ishte ndër të parët që mbështeti dhe artikuloi pavarësimin e Kosovës nga Serbia. Por, më duket se deklarata e tij për shkëmbim territoresh është e dëmshme politikisht dhe e papranueshme për shqiptarët. Kur themi kështu, kemi për bazë se Kosova Lindore me shumicë shqiptare nën adminstrimin e Serbisë është territor që u takon shqiptarëve. Atëherë për çfarë shkëmbim territoresh mund të bëhet fjalë? Kosova është shumë e vogël që t’i falë toka Serbisë, e cila nuk ka hequr dorë nga përpjekjet e veta për krijimin e Serbisë së Madhe. Këto orekse të serbëve aq më shumë janë rritur edhe për faktin se veriu i Mitrovivcës, tashmë dhjetë vjet pas përfundimit të luftës po funksionon si i ndarë. E ndërsa në brendi të Kosovës, ende po funksionojnë strukurat ilegale kriminale serbe. Të gjitha këto përbëjnë atë 15 përqindëshin e territorit të Kosovës, të cilin edhe po e kërkon Serbia. Prandaj, deklarata e kongresmenit amerikan bie ndesh me vetë qendrimin e Amerikës dhe Evropës për mosndarje në baza etnike të Kosovës, ose shkëmbim territoresh, siç shprehet më këtë rast Rohrabacher. Edhe austriaku Volgan Petriç e kundërshtoi Rohrabacherin, duke thënë se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk përkon me integrimet evropiane. Rohrabacher për “Zerin e Amerikës” tha se: “shkëmbimi i territoreve e stabilizon rajonin”. Edhe pse Amerika është miku më i madh i shqiptarëve, ashtu edhe ambasadori në fjalë, më duket se më këtë rast Rohrabacher bëri gabim të madh. Një gjë e tillë do të sillte luftëra të reja në Ballkanin Perëndimor. Më e logjikshme do të ishte nga kongresmeni amerikan të deklaronte se shqiptarëve u duhen kthyer të gjitha territoret e grabitura nga hegjemonistët serbo-sllavë. Shqiptarët padrejtësisht u ndanë në gjashtë pjesë. Pas pavarësimit të Kosovës, Shqipërisë Etnike sipas çdo logjike duhet t’i kthehet edhe pjesa e Iliridës në Republikën e Maqedonisë, t’i kthehet pjesa e banuar me shqiptarë ne Mal të Zi, si dhe Çamëria në Greqi. Ky do të ishte një pretendim real dhe i drejtë i shqiptarëve, por që momentalisht duket e parealizueshme, kur i kemi parasysh  rrethanat politike e gjeostrategjike ne këtë pjesë të Evropës.

Duke shikuar anën tjetër të medaljes, kurrfarë paralelizmash nuk mund të bëhen midis Kosovës Lindore, apo Luginës së Preshevës siç e quan kongresmeni Rohrabacher, dhe veriut të Mitrovicës. Mitrovica është një vend të cilin serbët pretendojnë ta kenë për shkak të pasurive që gjinden aty. Ndersa kur bëhet fjalë për Kosovën Lindore nuk ka  ndonjë leverdi të madhe ekonomike. T’i falen Serbisë të gjitha ato vendabanime më shumicë serbe që rrethohen me Serbinë, në kompensim me një territor të vogël siç është Kosova Lindore nuk mund të merret me mend. Kjo i shkon për shtat më së shumti Rusisë së neokomunistit Vladimir Putin dhe Serbisë së Boris Tadiqit të pareformuar. Ky shkëmbim territoresh do ta kthente kohën e konferencave të viteve të largëta dhe më të afërta kur u fol dhe u vendos në dëm të Shqipërisë. Gjatë një vizite të bërë Beogradit dhe Podgoricës, kohë më parë, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov i pat sugjeruar Beogradit që ta okupojë me forca policore dhe ushtarake veriun e Mitrovicës ne rast se njihet pavarësia e Kosovës nga faktori ndërkombëtar. Fatkeqësisht Mitrovica mbeti ende e ndarë në atë serbe dhe shqiptare edhe përkundër proklamimeve të shumta të ndërkombëtareve që ajo duhet të bëhët një. Kështu edhe pas zyrtarizmit të pavarësisë u rritën orekset e serbëve për ndarjen e Kosovës. Asnjëherë forcat e shumta policore dhe  forcat ndërkombëtare ushtarake nuk e vunë kontrollin e plotë në veri të Mitrovicës. Srukturat ilegale paralele serbe bashkë me sherbimet e tyre sekrete në vazhdimësi me shumë akte dhune u përpoqën që vendin ta mbajnë të destabilizuar. Me deklaratën e Rohrabacherit mund të përfitojë Serbia, duke u trimëruar në pretendimet e veta hegjemoniste.

Nuk dyshojmë në qëllimin e mirë të kongresmenit amerikan, por një propozim i tillë bie ndesh edhe me të gjitha parimet e së drejtës ndërkombëtare. Rusia dhe Serbia, shumëherë deri me sot e sfiduan Amerikën dhe perëndimorët. Deklarata e kongresmenit amerikan mund të keqkuptohet nga serbët për të filluar ndonjë aksion për spastrim etnik. Raprezaljet karshi shqiptarëve në Luginë serbët moti i kanë filluar...    

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›