Edvini, si Sudja e Politikës, s’fshihet dot nga borxhlinjtë, në SHBA i shmanget edhe vëllait
Çifti “Edi Rama-Erion Veliaj” janë parë rrugëve të Nju-Jorkut, duke ngrënë hot-dog, por u janë shmangur gjithë miqve e të njohurve, pasi kanë drojën se mes tyre mund të gjenden edhe disa nga kredidhënësit, që do t’u kërkojnë atyre kthimin e borxheve. Edvini i është shmangur edhe një takimi të mundshëm me të vëllanë, por edhe axhendës së parashikuar të bisedimeve për ta nxjerrë veten nga kriza politike e financiare ku është futur
TIRANE – Edi Rama, i cili prej ditësh ka ndërmarrë një udhëtim jo vetëm turistik, nëpër botë, duke filluar nga alternativistët seksualë të Holandës, në SHBA, për të përfunduar në Kubë, mësohet se vetëm kohë për të vizituar vëllanë e vet, nuk ka gjetur.
Duke e motivuar udhëtimin drejt SHBA-së, për një vizitë te i vëllai, Edvini, megjithëse në këtë udhëtim i shoqëruar nga Erjon Veliaj dhe i sponsorizuar nga Fidel Ylli, duket se ka vendosur ta shfrytëzojë për punë të tjera, nga më të ndryshmet, por aspak për ndonjë vizitë normale te vëllai. Shqiptarë nga SHBA-të, bëjnë të ditur, se Edi Rama, është parë në ambiente të ndryshme, deri edhe duke shijuar së bashku me Erjon Veliajn hot-dog rrugëve të Amerikës, ndërsa nuk ka takuar asnjë të njohur të mundshëm, familjar apo jo. Ai e ka nisur udhëtimin e vet disaditor nëpër botë, fundjavën e kaluar. Arratia ka lidhje kryesisht me aspektet financiare. Edvini mësohet se ka regjistruar borxhe të rëndësishme, jo vetëm ndaj partnerëve në biznes, ortakëve që u ka dhënë leje ndërtimi, donatorëve të tjerë për shpenzime të ndryshme, por edhe partiakëve të të gjitha rangjeve, të cilëve me anë të qitapeve që ua kalojnë librave të Enverit, gjatë kohës së luftës, u pat regjistruar llojlloj faturash, me shpresë se gjithçka do të zerohej me marrjen e pushtetit. Tashmë ka dalë se hesapet janë bërë pa hanxhinë, prandaj edhe udhëtimi në Holandë e SHBA (pritet edhe në Kubë) është kryesisht lajtmotiv i një udhëtimi për t’u larguar nga borxhet, është përpjekja e dëshpëruar e “Sudes së politikës” për t’i shpëtuar ndëshkimit.
Ende s’është e qartë lista e donatorëve të rinj që do të përpiqen ta nxjerrin Edvinin nga kjo situatë e pashpresë, por axhenda e deritanishme e takimeve s’ka nxjerrë ndonjë gjë në dritë. Financat mbeten në rendin e ditës e është e qartë se në këtë pikë, Edvinin s’e ndihmon dot as i vëllai. Zaten, ai boll detyrime pat marrë kur e ndihmoi familjen i vetëm, ndërkohë që Edvini qe përfshirë në aventurën e poshtëurave të Senës, apo kur u gjend në vetë të parë për të ndihmuar nipin e tij, kur ai po ndeshej me sëmundjen e rëndë.
Sa për kronikë, mund të përmbledhim se para se të mbërrinte në SHBA, Edi Rama dhe Erjon Veliaj qëndruan në Holandë, ku morën pjesë në një aktivitet të komuniteteve që mbështesin alternativën e martesave brenda gjinisë. Pas kësaj vizite të shkurtër në Holandë, çifti, “sponsori gjeneral” i këtij udhëtimi Fidel Ylli, por edhe kandidati për azilant korruptiv, Dritan Agolli, prania e të cilit në Tiranë është bërë gjithmonë e më e vështirë, udhëtuan drejt SHBA-ve, ku përveçse një udhëtimi turistik, mësohet se Rama do e përdorë “shëtitjen” edhe për një trajtim të vetin mjekësor, për disa probleme, që dihet se ai i ka me përdorimin e bimëve dhe lëndëve që shqetësojnë qarkullimin e gjakut.