Policia, kontroll drejtuesve të mjeteve
SARANDE - Në parandalim të aksidenteve rrugore, të përhapura në të gjithë vendin, sektori i Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë në Sarandë ka ndërmarrë një kontroll të gjerë për drejtuesit e automjeteve. Dokumentacioni, zbatimi i rregullave të qarkullimit, shpejtësia apo xhamat e zinj, janë vënë në qendër të aksionit. Prej disa ditësh, duke qenë se muaji gusht përkon dhe me fluksin me të madh të pushuesve në qytetin bregdetar dhe për rrjedhojë me shtimin e mjeteve, policia ka ndërhyrë me kontrolle. "Kontrolli ushtrohet me tolerancë zero ndaj kundërvajtësve dhe se deri tani për gjithë kundërvajtësit janë vendosur 130 gjoba, janë pezulluar 4 leje qarkullimi për drejtues që u kapën me përdorim të pijeve alkoolike, janë bllokuar 6 mjete të tjera dhe dy motoçikleta, pasi u gjetën me mangësi të dokumentacionit", u shpreh shefi i qarkullimit, Gjylani Shehu. sh.d