Vështrim/Shqipëria, model i qeverisjes së mirë
Vetëm për një kohë të shkurtër ishim dëshmitarë edhe të një ngjarjeje madhore për kombin. Në Kalimash, jo vetëm që u bë përurimi i tunelit të autostradës Durrës-Kukës- Morinë, por njëkohësisht ndodhi edhe bashkimi kombëtar. Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha, vërtet ka me çka të mburret. Qeveria, të cilën e drejton ai arriti suksese në të gjitha drejtimet si kurrë më parë. Shqipërinë e vizitoi ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush. Anëtarësimi në NATO është një tjetër vepër madhore e Qeverisë Berisha. Edhe lobimi i fundit për Kosovën dhe rezoluta e aprovuar e shteteve islamike në Damask për njohjen e Kosovës janë vepra të Qeverisë shqiptare. Prandaj, edhe në zgjedhjet e 28 qershorit pritet që PD-ja të dalë triumfuese e tyre. Gjatë këtij mandati u dëshmua se energjia, guximi dhe mençuria- janë tipare të pashtershme të z.Berisha. Ky, si kryeministër, ka bërë ndryshime përmbajtësore në të gjitha fushat e jetës për të cilat kemi shkruar edhe më parë. Shumë shpejt pritet edhe integrimi i Shqipërisë në të gjitha strukurat evropiane. Prandaj, të gjitha këto të arritura janë tregues i qartë se edhe në këto zgjedhje, përkunder lojës së socialistëve me kartat e identitetit dhe lojërat e tjera të ulëta, populli me të drejtë do t’ia japë edhe kësaj radhe votën.Me fitorën e PD-së më 28 qershor nuk fiton vëtëm Shqipëria, fitojnë mbarë shqiptarët në trojet etnike dhe kudo që jetojnë dhe veprojnë.Kjo ditë do të jetë një ditë e festës së madhe , e sendertimit të idealeve kombetare …
2. Në Kosovë situata qëndron pak më ndryshe. Arritjet në planin politik janë të pamohueshme. Me ndihmën e madhe të Amerikës mike dhe të shteteve të Perëndimit, më 17 shkurt u jetësua pavarësia e shumëpritur e Kosovës. Pastaj, kjo shtetësi u pranua nga shtetet më kualitative dhe po vazhdon të njihet. Para pak ditësh, vendi u pranua edhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore. Por, kur bëhet fjalë për zhvillimin e deritashëm të ecurive ekonomike, ato kanë mbetur shumë prapa. Në vend që të ulet shkalla e të papunësuarve, ajo është më e larta në Evropë. Pas luftës, pati shumë donacione nga bashkësia ndërkombëtare, të cilat u këqpërdorën në masë të madhe. Secila qeveri që erdhi në pushtet, më shumë pati fjalë sesa vepra .U vu interesi përsonal mbi ate shtetëror.Të gjithë qytetarët e kanë paramenduar një Kosovë pak më ndryshe. Dihet se çdo tranzicion sjell telashe të mëdha, por jo edhe të një përmase të tillë. Korrupcioni dhe kriminaliteti i organizuar u bënë gangrenë e shoqërisë sonë.Kulmi i gjithë kësaj ishte rasti i skandalit që ndodhi me 25 prill në Policinë e Kosovës, ku u vodhën drogë dhe gjësende tjera në dhomën e dëshmive.Këto dukuri të shëmtuara kurrë nuk u luftuan sa duhet nga organet përkatëse. Nga 100 raste të paraqitura nga Agjensioni për Antikorrupcion, sipas drejtorit të kësaj agjensie, Hasan Pretenit, vetëm 19 raste janë shqyrtuar .Populli është lodhur nga kriza në të cilën është katandisur. Që dhjetë vjet, më shumë u ballafaquam më terrin se sa me dritën. Shëndetësia kurrsesi të mëkëmbet. Udhëheqësit shtetërorë dhe partiakë rrallëherë po zbrisin në popull për të bashkëjetuar me hallet dhe problemet e tyre.Shumë të rinj tanë, në mungesë të perspektives, po e marrin rrugën e gabur të jetës. Dhe po e braktisin atdheun.
Në anën tjetër, po vazhdon mosintegrimi i minoritetit serb në shoqërinë e re të Kosovës. Nuk po shpërbëhen strukturat ilegale serbe, dhe nuk u vu kontrolli i plotë në veri të Mitrovicës edhe pse kohën e fundit janë shënuar disa hapa pozitiv në këtë drejtim.Njeriu ka rastin të dëgjojë nga qytetarët se me një gjendje të rëndë ekonomike çfarë, është aktualisht në Kosovë, vështirë se do të dalin masovikisht në zgjedhjet e ardhshme lokale edhe pse ende nuk është caktuar data e mbajtës së tyre.Ky shkrim nuk ka asnjë pretendim që t’i nënvlerësojë të arrituarat sidomos ato politike gjatë këtij dhjetëvjetëshi të shtegtimit në liri.Por, që të këmi një mirëqenie për të gjithë, nevojitet punë shumë më e madhe se deri me tash. Në strukturat evropiane, mund të inkuadrohemi vetëm pa krimin e organizur. Në takimin e fundit të ministrave të BE-së, vetëm Kosova nga shtetet e Ballkanit Përendimor mbeti anash kur është fjala për liberalizim të vizave.
...