Sot përfundoi në Gjirokastër pajisja me letërbnjoftime elektronike në 9 njësi vendore

Procesi i pajisjes me letërnjoftimin e ri elektronik për shtetasit pa pasaportë ndërkombëtare ka përfunduar plotësisht në 9 njësi vendore, nga 32 që funksionojnë në Prefekturën e Qarkut të Gjirokastrës. Prefektja Mimoza Çomo tha sot se, shpërndarja e letërnjoftimit të ri elektronik gjatë fillimit të kësaj jave ka ecur me ritme të shpejta dhe tashmë 9 njësi vendore e kanë përfunduar plotësisht këtë procedurë ligjore. Sipas Çomos, nga 6 bashki, vetëm ajo e Libohovës e ka përfunduar plotësisht procesin e shpërndarjes së letërnjoftimet elektorike për shtetasit që nuk ishin pajisur me pasaportën ndërkombëtare. Prefektja Çomo i bëri thirrje drejtuesve të lartë të njësive të tjerave vendore që të angazhohen personalisht për të përmbushur detyrën që asnjë shtetas pa pasaportë ndërkombëtare të mos ngelet pa letërnjoftimin e ri elektorik. Në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës funksionojë administrativisht 6 bashki dhe 26 komuna me rreth 120 mijë banorë.
...