E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madhështia e 28 qershorit 2009 po troket si madhështia e 22 marsit 1992

Të gjithë e kujtojmë 22 Marsin 1992. Në këtë ditë të bukur pranvere shumica absolute e votuesve shqiptarë, votuan për herë të parë të lirshëm dhe me bindje te e ardhmja e demokracisë në Shqipëri. Kjo datë ka hyrë në historinë e demokracisë si dita që ndryshojë njëherë e përgjithmonë kursin politik të qeverisjes në Shqipëri. Programi i qeverisjes dhe kursi politik qenë busulla e demokracisë që orjentuan qartazi drejtimin Shqipërisë nga Evropa e zhvilluar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madhështia e fitores së 22 Marsit 1992 ishte madhështia e triumfit të fitores së demokracisë perendimore mbi diktaturën komuniste lindore të instaluar për 50 vjet në vendin tonë.

Fitorja e 22 Marsit 1992 ishte fitore për gjithë popullin shqiptar, për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Prof.Dr.Sali Berisha. Kjo fitore absolute e Partisë Demokratike ka gjasa të përsëritet me 28 Qërshor 2009. Fushta elektorale që po zhvillon lideri i Partisë Demokratike njëkohësisht dhe Kryeministër i Shqipërisë Prof.Dr.Sali Berisha, i ngjan fushatës madhështore që është kryer në vitin 1992 në të gjitha sheshet e Shqipërisë kur është përmbysur struktura e qeverisjes komuniste diktatoriale.

Fushata elektorale që po zhvillohet tani në 2009 nga Kryeministri i djathtë Prof.Dr.Sali Berisha ka elementët e një fushate moderne perendimore, ku lideri del para elektoratit me një bilancë të përmbushur arritjesh si në aspektin ekonomik, politik dhe atë social. Bilanci i arritjeve gjatë këtyre katër viteve u ka rritur mirëqënien dhe i ka gëzuar shumë shqiptarët. Ata tashmë janë të bindur se qeverisja demokratike e drejtuar nga Kryeministri Berisha, ka kryer reforma të rëndësishme dhe ka bërë investime të mëdha në vend. Qytetarët shqiptarë janë të bindur se në familjet dhe bizëneset e tyre nuk do të mungojë  kurr energjia elektrike, uji i pishëm, nuk do të mungojë siguria, nuk do të mungojë mirëqënia. Qytetarët shqiptarë janë të bindur se gjatë këti mandate qeveria demokratike shtriu infrastrukturën bashkëkohore rrugore në të gjitha akset e Shqipërisë duke krijuar lidhje nënstrukturore të këtyre akseve me të gjitha komunat dhe bashkitë e vendit të shoqëruara këta paralelisht me sisemin e kanalizimeve, ndriçimit, ujit të pishëm dhe sinjalistikën e nevojshme. Infrastruktura rrugore u shtri mbi dhe nën tokë. Tuneli gjigand i Kalimashit lidhi Shqipërinë me pjesën tjetër të kombit me Kosovën e lir dhe të pamvarur, lidhi këta dy shtete me pjesën tjetër të Ballkanit dhe të Evropës. Elektorati shqiptar tashmë është i bindur se kjo qeverisje ka sjellë në buxhetin familjar më shumë të ardhura, më shumë mirëqënie më shumë shpresë për të ardhmen. Shqiptarët janë të bindur se tani kanë më shumë shkolla, më shumë universitete më shumë dije. Ata tashmë janë të bindur për  qetësinë kombëtare të sigurisë së vendit dhe të jetës së tyre familjare. Futja e Shqipërisë si antare me të drejta të plota në NATO e ka konfirmuar më sëmiri këtë fakt të madh historik. Për zhvillimin e biznesit shqiptarët, kanë krijuar bindjen e patundur se ata janë të barabartë në konkurim dhe në vlerësim. Sistemi elektronik i konkurimit, regjistrimit dhe liçensimit ka krijuar lehtësinë në veprim, në informim dhe barazinë para ligjit.

Jo vetëm kaq por kjo qeverisje ka treguar kujdes të veçantë, për shtresat e popullatës që janë ndëshkuar padrejtësisht gjatë kohës së diktaturës si për të persekutuarit politik ashtu dhe për ish pronarët. Ajo ka treguar kujdes të veçantë për trajtimin moral, arsimor dhe financiar të të dëbuarve, dënuarve dhe të pushkatuarve politik nga regjimi komunist. Pavarësisht nga pengesat që ka bërë politika e së majtës (opozita), kjo qeveri arriti që brenda mandatit të saj 2005-2009, të trajtojë financiarisht dhe të mbështesë politikisht këtë shtresë të vuajtur nga regjimi diktatorial komunist. Kjo qeveri ka vënë në dispozicion dhe në veprim struktura të posaçme për trajtimin e çështjeve të pronësisë dhe regjistrimin e pronave të njohura me ligj. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është një nga strukturat më të posaçme që gjatë këtyre katër viteve është marrë për trajtimin e pronës, në veçanti për kthimin e pronave të ligjshme ish pronarëve. Pamvarësisht nga problemet që ka kjo shtresë në ruajtjen dhe administrimin e dokumentacionit, agjencia ka patur prioritet të vazhdueshëm gjatë punës së saj, zgjidhjen e çështjes së pronësisë së ish pronarëve. Mbështetja e qeverisë dhe në veçanti e Kryeministrit Berisha ka qenë permanente dhe e fuqishme. Zyrat e regjistrimit kanë qënë në eficencë të plotë për regjistrimin e pronave të ligjshme të kthyera. Paralelisht me këtë ka ecur dhe vazhdon të ecë dhe legalizimi i zonave informale. Banorët e këtyre zonave kanë ndjerë mbështjen e madhe që kjo qeveri i ka dhënë çështjes së legalizimit të banesave, të këtyre zonave. Vlera e përllogaritur nga qeveria për futjen në treg të kësaj pasurie të patundshme dhe tani më së fundi futja në sferën e qarkullimit të letrave me vlerë për likujdimin në shtet të këtyre kapitaleve përbën një resurs të madh zhvillimi për vendin dhe shoqërinë dhe një ndihmesë me vlera për mirëqënien e banorëve të ardhur kryesisht nga zonat e vështira të pjesës verilindore të Shqipërisë. Për legalizimin e banesave të tyre, banorët e ardhur në zonat informale tashmë janë të bindur për punën e mirë dhe të sukseshme të bërë nga qeveria demokratike e drejtuar nga Kryeministri Berisha.

Arritje të tilla kanë vlera me përmasa kombëtare dhe ka sjellë mirqënje në këtë shtresë të popullatës. Vota e këtyre shtresave të popullsisë ka qenë me shumicë dhe vazhdimisht djathtas dhe në veçanti për Partinë Demokratike dhe Kryeministrin Berisha. Krahas këtyre shtresave, qeveria demokratike u është gjetur pranë dhe pjesës tjetër të popullësisë e cila është në nevojë. Me politikat e saj sociale, gjatë këtij mandati, qeveria ka mbështetur me fonde sociale në formë grandi, bashkitë dhe komunat për të ndihmuar të vëbektët dhe të papunët. Ndihma sociale ka zbutur varfërinë në këtë shtresë të popullsisë. Me politikat e ndjekura nga kjo qeverisje  kjo shtresë është trajtuar me prioritet për t`u punësuar në sektorin shtetëror dhe atë privat duke patur prioritet në punësim. Edhe kjo pjesë e elektoratit ka krijuar bindjen e patundshme se në mandatin e ardhshm do të mbështetet akoma më shumë jo vetëm me ndihmën sociale, por me politikat e punësimit brenda dhe jashtë vendit mbi bazën e hapjes së vendeve të reja të punës dhe kontratave të lidhura për punësimin e qytetarëve shqiptarë.

Sukseset e kësaj qeverisje janë të pa mohueshme edhe ne luftën e ashpër të zhvilluar pa ndërprerje ndaj korrupsionit dhe krimit ekonomik. Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit ekonomik ka qenë pjesë e axhendës së punës së kësaj qeverisje, pre e së cilës janë bërë disa zyrtarë dhe element të tjerë të lidhur me ta. Gjatë këtyre katër vjetëve kjo qeveri ka ngritur struktura të posaçme për të luftuar korrupsionin në vëndë. Kjo luftë është zhvilluar në veçanti në ekzekutiv dhe në tërësi në gjithë strukturat  e makinës shtetërore të cilët kanë vënë para ligjit elementë të korruptuar të administratës. Paralel me këta struktura, lufta ndaj korrupsionit është zhvilluar dhe me strategji dhe reforma ligjore. Ndër të tjera ne po përmendim reformat ligjore të kryera në sistemin tatimor, doganor dhe atë fiskal të cilat kanë shënuar një arritje të madhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik. Kjo arritje konkretizohet me prurjet financiare të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Në krahasim me vitin 2005, në vitin 2009 të ardhurat financiare nga sistemi tatimor dhe ai doganor, kanë hyrë në buxhetin e shtetit + 4.2 miljon euro më shumë. Si rrjedhojë, kjo qeverisje ka miratuar dhe financuar për strukturat shtetërore, buxhet shtesë. Për herë të parë në historinë e këtij vendi, vetëm kjo qeveri ka miratuar buxhet shtesë duke rritur pa ndërprerje investimet në sektorin publik për  të mirën e shqiptarëve dhe të kombit.

Duke mos i përmendur shumë e shumë arritje të tjera të cilat janë të pafundëme gjatë këtij mandati dhe duke mos u futur në labirinthet e treguesve shifror absolut dhe relativ të bilancit të arritjeve të  qeverisjes, elektorati shqiptar tashmë është i bindur për këto arritje dhe ka besimin e plotë te Kryeministri për ta mandatuar në mandatin e dytë  si Kryeministër . Ata shpresojnë te Kryeministri i tyre se ashtu siç e mbajti fjalën për futjen e Shqipërisë në NATO, do të mbaj dhe fjalën për të realizuar ëndrrën e kërkuar nga populli shqiptar për 18 vjet, atë të lëvizjes së lirë të shqiptarëve duke e futur Shqipërin në Bashkimin Evropian. Edhe kjo ëndërr, tashmë është kthyer në projekt. Ky projekt  është vendosur nga Kryeministri Berisha në tavolinën e Bashkimit Evropian, ku në vitin 2010, në vitin e parë të mandatit të dytë të qeverisjes demokratike, shqiptarët do të lëvizin të lirë në kontinentin e tyre Evropian.

Mbi bazën e këtij bilanci dhe fitoreve të arritura gjatë këtij mandati, shumica e elektoratit shqiptar me 28 qërshor 2009 do të votojë Partinë Demokratike dhe Kryeministrin Berisha. Madhështia e fitores së 28 qërshorit 2009 do të barazohet me  madhështin e fitores së 22 Marsit 1992.  Një gjë është shumë e tjarët se elektorati shqiptar është plotësisht i bindur dhe beson të ardhmen e tij te Kryeministri Berisha. Ndaj dhe votën do ja jap me shpirt dhe zemër.shumica e votuesve shqiptarë. Elektorati shqiptar është i bindur plotësisht se Shqipërinë në e Evropë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve e sjellë vetëm qeverisja demokratike e drejtuar nga Prof.Dr.Sali Berisha, prandaj do ta votoj bindshëm për ta qeverisur dhe pas datës së 28 qërshorit 2009.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›