Vihen nën akuzë dy shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Dy shtetas, përkatësisht 36 dhe 33 vjeç, nën akuzën e "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", u arrestuan në kushtet e flagrancës. Burimet zyrtare të policisë së kryeqytetit, bënë të ditur se u arrestua orët e vona të mbrëmjes së djeshme, shtetasi Dritan Shaba nga Tirana. 36 vjeçari Shaba akuzohet se, rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme, teksa udhëtonte me automjetin e tij, tek Ura e Farkës në Mullet, ka aksidentuar 40 vjeçaren Valbona Burnocaka, banore e asaj zone, në momentin kur kjo e fundit tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës. Ndërsa ndaj 36 vjeçarit Shaba u morr masa e arrestit, 40 vjeçarja Burnocaka u dërgua menjëherë në Spiatalin Ushtarak në Tiranë, në gjëndje kritike për jetën. Sipas këtyre burimeve, një tjetër shtetas, nën akuzën e "shkeljes së rregullave të qarkullimit", u ndalua të hënën në kushtet e flagrancës, në rrugën "Xhorxh Bush" në kryeqytet. 33 vjeçari Artur Pjetri, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, akuzohet se rreth orës 15.30 të ditës së djeshme, ka përplasur me automjetin e tij ,një 47 vjeçar i cili udhëtonte më një ciklomotorr. Ndërsa mbi 33 vjeçarin Pjetri u morr masa e "arrestit", 47 vjeçari Kullagjini, për shkak të plagëve të rënda, ndodhet aktualisht në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në gjendje kritike për jetën. Materialet hetimore lidhur me këto ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, për hetime të mëtejshme, ndërkohë që ndaj dy shtetasve rëndon akuza e "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", me pasoja për jetën.Policia e kryeqytetit, duke kërkuar mirëkuptimin dhe mbështetjen e opinionin publik si dhe të gjithë përdoruesve të rrugës, sjell në vëmëndjen e të gjithëve zbatimin me korrektësi të legjislacionit rrugor, me synim parandalimin e ngjarjeve aksidentale dhe sigurimin e rrjedhshmërisë normale të trafikut.
...