I ze korenti vdesin babe e bir

Babë e bir kanë humbur jetën paraditen e sotme në fshatin Vranisht të Hasit. Sipas policisë Isuf dhe Kreshnik Mazreku, përkatësisht 69 dhe 30 vjeç kanë rënë në kontakt me korrentin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.50 dhe ata kanë qenë duke montuar një pompë uji, në momentin që ka ndodhur tragjedia. Shkak mendohet një shkëndijë elektrike, teksa po tentonin të lidhnin pompën me energjinë elektrike, çka ka sjellë dhe pasoja fatale për të dy. Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.