E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç telefonon Presidentin e zgjedhur, Nishani

Në përpjekje për ti bindur vendet fqinje se qeveria ardhshme e Serbisë nën drejtimin e tij do të angazhohet për ngritjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve të mira dypalëshe, dhe do të jetë faktor i paqes dhe stabilitetit, ministri aktual i Policisë dhe mandatar për formimin e qeverisë së re serbe, Ivica Daçiç ka biseduar sot me telefon me presidentin e ri të Shqipërisë Bujar Nishanin.

Lajmi percillet nga agjencia e lajmeve INA, e cila i referohet nje komunikate per shtyp dale nga zyra e shtypit e Ivica Daçiç.

Lajmi konfirmohet edhe nga International Radio Serbia, e cila citon Daçiç ti ketë thënë agjencisë së lajmeve serbe, Tanjug se, ata kanë diskutuar për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ne komunikate thuhet se, Daçiç si kryeministër i ardhshëm i Serbisë ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë.

Është përcaktim i përbashkët që të avancohen marrëdhëniet tona dypalëshe në interes të paqes e të stabilitetit të rajonit -thuhet ne deklaratë.

Sipas agjencisë, INA, ne deklarate nuk jepen detaje te tjera lidhur me çfare kane biseduar Daçiç dhe Nishani. Ndërkaq, nga zyra e shtypit e Presidentit të zgjedhur, Bujar Nishani nuk ka patur asnje deklarate lidhur me biseden telefonike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›